A ka gisht policia në grabitjen e parave në Rinas?
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas grabitjes së sotme në Rinas.
Ai akuzon policinë si bashkëpunëtore, ndërsa thekson se grabitja ndodh pikërisht një ditë pasi u shtuan masat e sigurisë në aeroport.
Sipas tij shteti është në dorë të krimit.
Më poshtë reagimi i plotë i Berishës.
Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne terminalin e aeroportit te Rinasit.
Te dashur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembult me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur, në terminalin e jashtëm të aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me karmonedha euro me vlere qe arrine ne shume miliona.
Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes.
Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkpunim te ngusht me çunat e krimit. Vjen nje ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll.
Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit!