Albspirit

Media/News/Publishing

“Brexit”, zhvlerësohen borxhet e BE-së. “S&P” e zbret në “AA”

“Brexit”, zhvlerësohen borxhet e BE-së. “S&P” e zbret në “AA”

Agjencia e vlerësimit të borxheve “Standard & Poor’s” ka njoftuar këtë të enjte se ka ulur vlerësimin afatgjatë të borxheve të Bashkimit Europian nga “AA+” në “AA”, e megjithatë ka përmirësuar parashikimet në “qëndrueshëm” nga “negativ”, pasi Mbretëria e Bashkuara votoi në një referendum për t’u larguar nga BE-ja.

“S&P” është e para agjenci madhore në botë që zhvlerëson kështu standardin e borxheve të BE-së. “Moody’s” reagoi javën e kaluar duke e ruajtur të pandryshuar vlerësimin me “AAA” për të njëjtën gjë.

“Pas vendimit të zgjedhësve britanikë për t’u larguar nga BE-ja, kemi rishikuar opinionin tonë të kohezionit në lidhje me Bashkimin Europian, të cilin e konsiderojmë tashmë të jetë neutral dhe jo më faktor pozitiv vlerësimi”, shkruan “S&P”.

Britania votoi për largimin nga BE-ja javën e kaluar, duke tronditur tregjet globale të financave.

“S&P” kishte thënë më herët se dalja e Britanisë nga BE-ja do të vështirësonte prioritetet buxhetore dhe ato politike mes 27 vendeve të tjera anëtare, gjë që do të dobësonte stabilitetin fiskal të bllokut.

Agjencia e vlerësimit tha gjithashtu se parashikimi i saj për stabilitet reflekton pikërisht mendimin e tyre se asnjë vend tjetër nuk do të ndjekë shembullin e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.

Please follow and like us: