Ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares, Lorik Canën. Pas përfundimit aventurës në Euro 2016, kapiteni duket se po gjen kohë për të shijuar pushime me familjen. Kështu ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, duke bërë pazar. Loriku shfaqet duke provuar pjeprin si një njohës i mirë i këtij fruti. Mesa duket Loriku është një bashkëshort që i bën të gjitha.