Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi: Ja si më rrahu vëllai Elvis Roshit brenda OSSHE-së Kavajë

julianaaakolaaaJulian Kola, banues në Kavajë ka denoncuar ditën e djeshme në Opinion.al dhunën që Drejtori i OSSHE-së Kavajë, Saimir Roshi ka ushtruar ndaj tij brenda ambienteve të këtij filiali. Sipas Z. Kola gjithçka ka nisur dy ditë më parë, kur punonjës të OSSHE janë paraqitur pranë banesës së tij për shkak të një debie prej 27 mijë lekësh të vjetra që Kola kishte ndaj OSSHE.

Punonjësit e OSSHE i kanë vendosur detyrimin që ose të shkonte të paguante debinë ose do ti prisnin dritat. Në momentin që Kola ka shkuar të paguajë debinë, punonjësit po sipas tij kanë kryer ndërprerjen e energjisë.

I revoltuar në mbrëmje, duke ju referuar dëshmisë së dhënë për “Opinion.al”, Kola ka shkruar një status në faqen Buletini i Kavajës ku denonconte kryetarin e OSSHE-së Saimir Roshi, si përgjegjës direkt për atë çka kishte ndodhur me energjinë në banesën e tij.

Ditën e djeshme Kola ka shkuar në ambientet e OSSHE-së për të ndryshuar emrin në kontratën e energjisë. Këtu sipas tij, Drejori Roshi ka filluar ta ofendojë dhe ka tentuar ta kapë me forcë dhe ta fusë në një nga zyrat e OSSHE-së.

“Unë Saimir Roshin e njoh. E kam pasur shumë shokë. Por u ndamë që në momentin që ai kaloi me PS-në. Unë kam jetuar prej shumë kohësh në Francë. Kam ardhur në Shqipëri para tre muajsh. Dy ditë më parë në banesën e tij erdhën 3 punonjës të OSSHE.

Më thanë që ke një debi prej 27 mijë lekësh dhe nëse nuk i paguan do të të presim dritat. U thashë mos I prisni sat të shkoj të paguaj. Pasi u ktheva pashë që energjia ishte ndërprerë. Më pas po këta punonjës e lidhën pas ankesës sime.

Ditën tjetër u paraqita në zyrat e OSSH-e për të ndryshuar emrin në kontratën me OSSHE. Në këtë moment pas shpinës sime dëgjova zërin e Saimir Roshit. Sapo dëgjoi emrin tim ai filloi të bertiste dhe të shante në sy të arkëtareve nga çfarë ti vinte më përmbarë.

Mu afrua dhe pasi më ofendoi më kapi prej krahu dhe donte të më fuste me forcë në një nga zyrat e OSSHE. Pasi nuk arriti filloi të më godiste me grushta dhe shkelma. Gjithçka është e filmuar nga kamerat e sigurisë”.

I pyetur se përse ky sulm nga ana e Saimir Rroshit, Kola u shpreh se gjithçka ka lidhje me një status që ai ka shkruar mbrëmjen e dy netëve më parë në fb ne profilin Buletini i Kavajës, ku denonconte z. Rroshi si përgjegjës për atë që ndodhi me energjinë në banesën e tij. Por edhe për shkak të kërcënimeve që kanë filluar dy vite më parë në kohën kur ishte ende në Francë.

“Shkak i gjithë këtij incidenti është se ashtu siç e kam deklaruar në Policinë e Kavajës , është se para dy vitesh kur unë ndodhesha në Francë, ne momentin që këtu bëheshin votimet për kryetar bashkie unë dola hapur kundër vëllait të Saimir Roshit, Ervin Roshit, duke shkruar dhe kundërshtuar kandidaturën e tij. Mendoj se ata mbajnë akoma inatin e atëhershëm dhe u hakmorën pas ardhjes time nga Franca. Unë jam kthyer më 27 maj 2016”.

Kola pranon gjithashtu për “Opinion.al” se ka bërë denoncim në Policinë e Kavajës ndërkohë që dp të paraqitet pasditen e sotme edhe te Mjeku Ligjor.

Foto: Më poshtë janë të ekspozuara dëmtimet që Julian Kola ka pësuar sipas tij si pasojë e dhunës së ushtruar nga drejtori i OSSHE-së Kavajë, Saimir Rroshi.

Please follow and like us: