Dhuna në Himarë, Ministria e Jashtme greke: Qeveria shqiptare të përmbushur detyrimet
Pas incidentit të sotëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, ka reaguar ministria e Jashtme greke.
“Dënojmë dhunën në Këshillin Bashkiak të Himarës. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të përmbushë detyrimet e saj”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Himarës është shoqëruar me përplasje dhe episode dhune që kanë ndodhur në derën e këshillit. Kjo shkaktoi dhe ndërprerjen e mbledhjes.
Please follow and like us: