Donald Lu në kërkim të votave për reformën në drejtësi. Shqipëria me një kryeministër që është thjesht një zëdhënës
Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me deputetin demokrat, Astrit Patozi. Gazeta “Tema” njofton se “diplomati duket ka kërkuar mbështetjen personale të ligjvënësit opozitar për reformën në drejtësi, e cila do të votohet më 21 korrik”.
Pas Patozit mendohet se qëndrojnë edhe deputetë të tjerë dhe me sa duket detyrën e ndërmjetësit për votën e tyre pro reformës në drejtësi po e bën aktualisht ambasadori amerikan në Tiranë. Patozi ka pra të gjitha garancitë se nuk bën pjesë në celulat antiamerikane, duke dhënë shpresën se Lu është de facto poli i katërt në një politikë ku Kryeministri po merr rolin e zëdhënësit. Edhe pse e shet këtë si strategjinë më të zgjuar që politika ka parë. Rilindje e mjerimit.
Please follow and like us: