Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/ Dokumenti që Ambasada e SHBA u ka dorëzuar deputetëve (FOTO)

Këtë të enjte deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë parë mbi tavolinat e tyre një dokument të veçantë. Përveç projektligjeve që do të diskutoheshin në seancë për ta administrata e Kuvendit kishte shpërndarë një dokument të botuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte një përmbledhje e 7 ligjeve të miratuara në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën në Drejtësi dhe që sipas Ambasadës ka marrë edhe pëlqimin e misioneve ndërkombëtare si OBDAT dhe Euralius. Ambasada e SHBA-së tregohet e kujdesshme duke nënviziar në parathënie se nuk bëhet fjalë për një dokument zyrtar, por për një mjet informues për publikun. Sipas saj ky draft qe ka siguruar edhe lapsi.al nuk është imponues dhe as një detyrim. Ambasada thotë se nuk mban përgjegjësi për gabimet që mund të ketë drafti. Dihet se palët e mbajnë pezull këtë draft vetëm në një pikë që ka të bëjë me emërimet në institucionet e reja në drejtësi. Ambasada e SHBA është shprehur kritike për politikën e ndjekur nga opozita dhe ka bërë thirrje për një votim në parlament sipas vullnetit të çdo deputeti. Mbetet për të parë sa do të bindë ky draft deputetët shqiptarë. /lapsi.al/

Please follow and like us: