Albspirit

Media/News/Publishing

Francë: Pas Asamblesë Kombëtare projektligji i punës dërgohet në Senat

185 vota pro kundrejt 156 kundër në Senat nuk mjaftuan që ky projektligj të miratohet.

 

Previous

fransaa'da polis şiddeti.jpg
fransaa'daki polis şiddeti.jpg
fransaa'da polis şiddeti.jpg
fransaa'daki polis şiddeti.jpg

Next

  • 1
  • 2

Projektligji për reforma të ligjit të punës në Francë, i cili përballi shumë herë punëtorët dhe policinë, pas miratimit në Asamblenë Kombëtare u shqyrtua edhe në Senat.

Me ndryshimet e bëra në Senat projektligji në fjalë u vështirësua edhe më shumë.

Mirëpo gjatë votimit në Senat 185 vota pro kundrejt 156 kundër nuk mjaftuan që ky projektligj të miratohet.

Sipas kushtetutës projektligji do ti rikthehet Asamblesë Kombëtare dhe do të rishqyrtohet me datën 5 korrik.

Ndërkohë kundërshtarët e projektligjit organizuan protesta të reja në Paris.

Protestat e organizuara nga ana e Sindikatave të punëtorëve brenda një kohe të shkurtë u kthyen në përleshje me policinë.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Projektligji i cili shkaktoi debate të shumta parashikon ndryshime si rritja e orarit të punës dhe mundësia për të larguar nga puna ata të cilët dëshirojnë të bëjnë ndryshime në kontratë.

Please follow and like us: