Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha: E njëjta dorë me dy grabitje të tjera
Gazetari i kronikës Artan Hoxha shprehet se grabitja e ndodhur sot është i të njëjtit stil dhe dinamikë krimi si në dy rastet e vjedhjeve të mëparshme në një bankë tek stacioni i treni dhe rasti i vjedhjes së një furgoni banke në autostradë. Sipas tij, grupi kriminal ka vjedhur shuma të mëdha, miliona euro dhe jo disa mijëra euro sic raportohet.
“Në të treja grabitjet, e njëjta dorë, i njëjti stil me dy grabitjet e ndodhura disa muaj më parë. Si është e mundur që në aeroport janë përforcuar masat e sigurisë, një mjet i armatosur hyn brenda pjesës së aeroportit dhe grabit miliona euro. Të jeni të sigurt që janë grabitur miliona euro. Autorët thyen të gjithë nivelin e sigurisë së aeroportit”, tha Hoxha.
Hoxha tha se grabitësit kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e makinës me para.