Grabitjet e parave, 3 raste në 18 muaj – asnjë autor i identifikuar
Grabitja e sotme e parave në Rinas, është e treta që ndodh brenda 18 muajsh, të shumave të konsiderueshme parash të bankave shqiptare. Kjo ngre dyshime se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal, i cili vepron me të njëjtin stil, por në vende të ndryshme.
Rasti i parë i grabitjes ka ndodhur në 13 shkurt 2015. Kur në tunelin e një banke në stacionit të trenit, u grabitën rreth 2 milionë euro (900 mijë paund dhe 600 mijë euro)
Tre grabitës, braktisën makinën e djegur në periferi të Tiranës.
Pas grabitjes të vetmit që u penalizuan ishin 8 punonjës të policisë private.
Grabitja e dytë ndodhi në 3 dhjetori 2015.
Këtë herë grabitësit i zunë pritë në rrugën për në Rinas, makinës së blinduar dhe nën kërcënimin e armëve paralizuan efektivët e policisë private dhe rrëmbyen një shumë prej rreth 3.8 milionë euro.
Sërish makina u dogj dhe u gjet e braktisur disa kilometra larg.
Edhe në këtë rast të vetmit të penalizuar ishin 6 punonjësit e policisë private.

Please follow and like us: