Albspirit

Media/News/Publishing

Hafizi: Votoni peticionin që Presidentin ta zgjedhë populli 

hafizi

Deputetja Mimoza Hafizi e ka mbështetur menjëherë deputetin Ben Blushi, sapo ai shpalli në Kuvend, nisjen e peticionit për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Hafizi ka publikuar linkun ku secili mund të votojë.

“A jeni dakord që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të zgjidhet nga populli? – shkruan Hafizi. – Për ta kërkuar këtë të drejtë, votoni në https://www.change.org/p/kuvendi-i-republikës-së-shqipërisë…

Dhjetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë ndërmarrë nismën e duhur kushtetuese.

Por duhet presioni popullor, që partitë e vjetra ta pranojnë dhe nisma të miratohet. Ushtrojeni këtë presion përmes votës suaj, nënshkruani peticionin! Çdo votë e juaj ka vlerë për demokracinë e Shqipërisë,” përfundon Hafizi.

Please follow and like us: