Albspirit

Media/News/Publishing

IMSI CATCHER/ Si u përgjuan celularët e të burgosurve nga Ention Xhelilaj

Një oficer i forcave operacionale u përdor nga Ministria e Brendshme për të përgjuar telefonat e të burgosurve. Libri i hyrje-daljeve në burgun e Peqinit dhe në ambjentet e paraburgimit tek Rruga Mine Peza, në Tiranë, provojnë se Ention Xhelilaj hyri në ambjentet e burgut me pretekstin se do të kontrollonte ndotjen e ajrit në burgje.

Sipas fletës që shihni më lart, Entiol Xhelilaj më datë 11 qershor 2015 ka hyrë me makinën me targa AA 380 BB në burgun e sigurisë së lartë në Peqinë në orën 18:30 të darkës. Në shkresë thuhet se mjeti, që dyshohet se brenda tij kishte pajisjen e përgjimit, drejtohej nga vet Xhelilaj. Në arsyetimin e hyrjes, në libër thuhet se ai do të takohet me shefin e policisë së burgjeve.

Po me të njejtin mjet, një ditë më pas, Entiol Xhelilaj ka hyrë brenda ambienteve të paraburgimit “Mine Peza” në Tiranë. Në librin që po shihni në foto, thuhet se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto është lejuar hyrja e mjetit me drejtues Entiol Xhelilajn. Arsyeja e hyrjes, në libër thuhet se për “monitorimin (matjen) e ajrit në burg”.

Në fakt, Xhelilaj është specialisti i policisë që mësoi nga italianët përdorimin e IMSI Catcher, pajisjes përgjuese që u përdor nga policia shqiptare. Dy dokumentet janë pjesë e provave të prokurorisë kundër Xhelilajt. Një ditë më parë ai u la i lirë nga Gjykata e Apelit, së bashku me shefin e tij Artion Duka. Hyrja e mjetit të policisë që kishte brenda pajisjen e përgjimit është e dokumentuar në këtë rast. Nuk dihet se në çfarë përgjimesh të tjera e përdori policia këtë pajisje.

Please follow and like us: