Albspirit

Media/News/Publishing

Incidentet në Himarë, PBDNJ: Rama të heqë dorë nga planet për tjetërsimin e pronave

Pas tensioneve të krijuara sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, mes banorëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor, ka reaguar përmes një deklarate Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

PBDNJ i bën thirrje kryeministrit Rama të heqë dorë nga planet për tjetërsimin e pronave të komunitetit himarjo.

Më poshtë deklarata e PBDNJ.

Dënojmë ashpër incidentet e provokuara të dhunës sot kundër banoreve të Himarës.

Në mënyrë të përsëritur dhe sistematike autoriteti Bashkiak, vetë kryetari me vote të vjedhur  Goro, me bekimin e Kryeministrit Rama vënë banoret e Himarës përpara fakteve të kryera, të tjetërsimit të paligjshëm të të drejtave të tyre pronësore, si edhe përdorimit abuziv  të pronës së tyre.

Të gjendur përballë komunitetit Himarjot, në audience publike të thirrur prej tyre, në mungesë të argumentave, arsyes dhe ligjshmërisë, Zoti Goro nuk hezitoi të përdorë edhe dhunën e individëve të dyshimte përfitues të politikave të tij abuzive në Bashki.

Thirrja jone i drejtohet serish Kryeministrit, të heqë dorë përfundimisht nga planet dhe praktikat antiligjore në dem të komunitetit Himarjot, dhe në të njëjtën kohe përfaqësuesve diplomatik të partnereve tanë Euroatlantik për të kthyer realisht vëmendjen ndaj situatës në përkeqësim të politikave qeveritare në Bashkinë e Himarës.

Please follow and like us: