Albspirit

Media/News/Publishing

Ja kujt i përkasin lekët e grabitura në Rinas 

 

 

Thasët me para që u grabitën mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit në Tiranë, raportohet se i përkasin “Raiffeisen Bank”. Paratë e dërguar në Rinas nga kompania e policisë private Nazeri 2000, po lëvizeshin për llogari të bankës dhe kishin si destinacion Vjenën. Raportohet se rreth 3 miloin euro është shuma e grabitur, megjithatë nuk ka ende një konfirmin zyrtar. Policia ka deklaruar se katër persona të armatosur kanë hyrë në pistën e ulje-ngritjes së avionëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë. Grabitësit kanë prerë rrethimin e pistës dhe bashkë me automjetin e tyre kanë hyrë në brendësi të rrethimit të aeroportit. Avioni i linjës udhëtonte drejt Italisë dhe kishte rreth 150 persona të cilët do të udhëtonin në drejtim të shtetit fqinj. Pikërisht nga ky avion janë marrë katër thasë me para. Gjatë ngjarjes ka pasur edhe të shtëna me armë në ajër nga grabitësit për të trembur policët privatë. Grabitja ndodhi vetëm një ditë pas shtimit të masave të sigurisë në aeroport, pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit. Ndërkohë, asnjë nga autorët e dyshuar nuk është arrestuar ende.

Please follow and like us: