Albspirit

Media/News/Publishing

Klinsman merr drejtimin e Anglisë?

Një tjetër trajneri i është shtuar listës së gjatë të trajnerëve kandidat që mund të marrin drejtimin e kombëtares angleze.
Gjermani i famshëm Jurgen Klinsmann është përfolur së fundmi si trajneri që mund të marr drejtimin e kombëtares së “3 luanëve” pas dorëheqjes së trajnerit Roy Hodgson për shkak të eliminimin që pësoi nga Islanda në fazën e 1/16 në Euro 2016.
Klinsmann aktualisht drejton Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekip me të cilin arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.
“Nuk do të isha kundër idesë për të nominuar Jurgen Klismann, që ka qenë në gjysmëfinale të Kupës së Botës me Gjermaninë dhe në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës me SHBA-në dhe për më tepër, njeh lojën tonë”,-ka thënë ai.
Klismanni ka fituar Kupën e Botës si futbollist me Gjermaninë në vitin 1990 dhe ka zënë vendin e tretë në Botërorin e 2006-s si trajneri i kësaj kombëtareje.
Please follow and like us: