Albspirit

Media/News/Publishing

Kompania turke e naftës, BOTAS më e madhja ndër 500 kompani

Fortune 500 publikoi rezultatet e hulumtimit mbi “500 Kompanitë e Mëdha të Turqisë”.

Kompania turke e naftës, BOTAS më e madhja ndër 500 kompani

Kompania Anonime e Linjave të Tubacionit dhe Naftësjellësi BOTAS (BOTAŞ) ndër 500 kompanitë më të mëdha të Turqisë, përcaktuar nga Fortune 500, është zgjedhur e para me të ardhurat neto të shitjes, përkatësisht 37,1 miliardë lira turke ( përafërsisht 13 miliardë dollarë).

Studimi i 9-të i ‘Fortune 500’ që përfshin të gjithë sektorët përveç instituteve financiare dhe kompanitë holding, u publikua në numrin e korrikut të revistës ‘Fortune Türkiye”.

Sipas kësaj, BOTAS me 37,1 miliardë lira turke ( përafërsisht 13 miliardë dollarë) të ardhura neto nga shitjet, zuri vendin e parë në listë.

Kurse Shoqëria Anonime e Rafinerive të Naftës në Turqi TUPRAS (TÜPRAŞ), pavarësisht se ka qenë liderë prej 8 vitesh, për shkak të rënies së çmimit të naftës, me një shitje prej 36, miliardë lirash turke (afërsisht 12,9 miliardë dollarë) është radhitur e dyta pas BOTAS.

Vendin e tretë të listës ashtu si edhe në vitin e kaluar e mbron OMV Petrol Ofisi, me të ardhurat nga shitjet që kapin vlerën 30,9 miliardë lira turke (afërsisht 11 miliardë dollarë).

Linjat ajrore vijojnë të katërtat me 28,7 miliardë lira turke (afërsisht 9,3 miliardë dollarë), kurse Përcjellësi i Elektrikut të Turqisë (TEIAS) radhitet në vend të pestë me 20 miliardë lira turke (afërsisht 6,6) miliardë dollarë.

Lista vazhdon si më poshtë; në vend të gjashtë TETAS me 19 miliardë dollarë (afërsisht 6,4 miliardë dollarë), OPET në vend të 7-të me (afërsisht 18, 5 miliardë lira turke (afërsisht 6,1 miliardë dollarë), Ford në vend të 8-të me 16,7 miliardë lira turke (afërsisht 5,5 miliardë dollarë), SHELL dhe Turcas i nënti dhe i 10-ti me 15,4 miliardë lira turke (afërsisht 5,1 miliardë dollarë).

Please follow and like us: