Albspirit

Media/News/Publishing

Liderët e BE-së mblidhen, pa praninë e Cameron

Liderët e Bashkimit Evropian u takuan dje në një format të ri me 27 anëtarë për të biseduar mbi mënyrën për të forcuar bllokun pas vendimit të britanikëve për t’u larguar.

 

Liderët e BE-së mblidhen, pa praninë e Cameron

“Besoj se nuk është për ata… sot është për ne, çfarë do të bëjmë për unitetin tonë dhe për përgatitjet për periudhën tranzicionale të tërheqjes së BM-së”, deklaroi, presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite.

Grybauskaite tha gjithashtu se “ajo dhe kolegët e saj duhet të fokusohen në çfarë ka rëndësi për qytetarët, se sa për elitat politike. Pra mbi imigracion dhe rritjen ekonomike”.

Sipas burimesh diplomatike, 27 liderët do të paraqesin një deklaratë të shkruar ku do të paraqiten objektivat e tyre në reformimin e BE-së pa hyrë në detaje. Pritet që bisedime më të thelluara të zhvillohen në një mbledhje në Shtator në Sllovaki.

Please follow and like us: