Skip to content
Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Jashtme këto ditë po qëndron në New York, është shprehur se po takohet me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën në mënyrë që nga këto vende, të marrë njohje të reja.
“Nga sot kam filluar një agjendë lobimi në New York ku kam takuar përfaqësuesit e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ato përkrahëse të akredituar në OKB. Ambasadorët e vendeve si Namibia, Botswana, St. Vincent dhe Grenades, si dhe të Gjermanisë e Britanisë së Madhe, i kam njoftuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe nevojën për më shumë njohje dhe anëtarësime të Kosovës në organizata ndërkombëtare. EH”, shkruan Hoxhaj në Facebook.