Mustafa: SHBA, partner i përhershëm strategjik i Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përherë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës, ka thënë kryeministri Isa Mustafa gjatë takimit me drejtorin e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të qeverisë së Kosovës thotë se zyrtari i lartë amerikan ka “shprehur përkrahjen e mëtejme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat”.
Kryeministri Mustafa sipas komunikatës e ka njoftuar Yazdgerdi me “progresin e shumanshëm në Kosovë si dhe për fokusimin e Qeverisë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, avancimin e proceseve integruese euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetit ligjor”.
Gjatë takimi thuhet në komunikatë “është biseduar edhe për çështje të tjera që lidhen me zhvillimet politike në Kosovë si dhe në rajon”.