Ndahet nga jeta Scotty Moore, kitaristi i Elvis Presley
Kitaristi pionier i muzikës rok, Scotty Moore, i njohur më shumë si pjesëtar i grupit që e udhëhiqte Elvis Presley, ka vdekur të martën në moshën 84-vjeçare, njoftojnë agjenci të ndryshme lajmesh.
Kitaristi pionier i muzikës rok, Scotty Moore, i njohur më shumë si pjesëtar i grupit që e udhëhiqte Elvis Presley, ka vdekur të martën në moshën 84-vjeçare, njoftojnë agjenci të ndryshme lajmesh.
Moore, i cili ka luajtur në kitarë edhe në hitin e Presleyt, “That’s All Right”, por edhe në këngët po aq të njohura si “Heartbreak Hotel” dhe “Hound Dog”, ka vdekur në Nashville, disa muaj pasi është ankuar për probleme shëndetësore.
Scoty Moore, i lindur në Gadsen, Tennessee, që nisi të luante në kitarë në moshën tetëvjeçare, u rekrutua për grupin e Presley nga producenti legjendar, Sam Phillips, në 1954, sipas revistës “Rolling Stone”.
Atij i ishte zbuluar ylli në “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2000. Shërbimet e varrimit për Moore janë caktuar për të enjten në Humboldt, Tennessee.