Presidenti nga Populli/ Blushi fton qytetarët të votojnë në peticionin online
Deputeti Ben Blushi i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë në peticionin online për ti dhënë mundësi atyre të zgjedhin Presidentin e Republikës.
Blushi tha gjatë fjalës së tij në parlament se 67% e vendeve të Europës i japin të drejtë popullit për të zgjedhur Presidentin e vet.
Ai tha se nuk po kërkohet ndryshime në kompetencën e Presidentin, pasi Shqipëria do vazhdojë të mbetet një Republikë Parlamentare, pavarësisht nga forma e zgjedhjes së Presidentit.
Sipas tij nëse ky amendament për zgjedhjen e Presidentit nga Populli miratohet, shqiptarët do kenë mundësi të vendosin për figura dhe personalitete tek të cilat ata kanë besim se do të mbrojnë interesat e tyre kombëtare dhe shoqërore.
Amendamenti për ndryshimin e formës së zgjedhjes së Presidentin u propozuara nga deputetët Agron Duka, Arta Dade, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini, Vangjel Dule.
Më poshtë peticioni online për të votuar që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli.