Albspirit

Media/News/Publishing

Pronat shkojnë në “Venecia”

venecia

Pas Reformës në Drejtësi, edhe fati i Ligjit të Pronave do të varet nga Komisioni Venecias. Përpara se të shprehet për kushtetueshmërinë ose jo të këtij ligji, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i drejtohet për opinion “Venecias”.

Gjykata ka votuar për të mos e rrëzuar për momentin ligjin, por t’ia dërgojë çështjen Organit Këshillimor të Këshillit të Europës.

Vendimi vjen pas dërgimit të këtij ligji në Gjykatë nga Presidenti i Republikës, Partia Demokratike, Partia Republikane, Avokati i Popullit dhe disa shoqata që mbrojnë interesat e pronarëve.

Kushtetuesja, vendosi të mos e pezullojë ligjin ndërkohë që ai do të shqyrtohet nga Venecia e më pas prej saj në themel.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese, përpara se të vendosë, kërkon një opinion paraprak nga Komisioni i Venecias. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe për një tjetër çështje të nxehtë, sa kjo e pronave vite më parë.

Në 2008 -ën, Ligji për Lustracionin, apo siç njihej ndryshe si Ligji “Për pastërtinë e figurave publike dhe funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve”, u bë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Por në këtë rast, Gjykata Kushtetuese vendosi ta pezullojë fillimisht ligjin, ndryshe nga sa veproi në Prill të këtij viti, kur rrëzoi një kërkesë të Presidentit të Republikës për pezullimin e Ligjit deri në shqyrtimin e tij në themel.

Në Shkurt të 2010 -ës, Venecia e cilësoi atë si një akt që dhunon Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Kaq i mjaftoi Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur lustracionin antikushtetues.

Ligji Pronave u ankimua në Gjykatën Kushtetuese, si antikushtetues dhe se parashikon vetëm kompensim fizik dhe nuk njeh konceptin e kthimit të pronës.

Please follow and like us: