Publikohet varianti informues i “Kushtetutës së re”
Ambasada e SHBA dhe OPDAT kanë mundësuar publikimin e Kushtetutës së re te Republikes se Shqiperise, ne te cilen perfshihen projekt amendamentet kushtetuese te miratuara nga Komisioni i Posacem Parlamentar per Reformen ne Sistemin e Drejtesise.
Ky dokument i është shpërndarë deptuetëve ku në faqen e parë të tij theksohet se botimi nuk është një botim zyrtar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk konfirmon ndonjë të drejtë dhe nuk parashikon ndonjë detyrim.
Dokumenti ka për qëllim informimin e publikut shqiptar rreth amendamenteve të mundshme të Kushtetutës së tyre. SHBA të cilat kanë firmën e këtij botimi nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi ligjore për gabimet në këtë botim.
Please follow and like us: