Rajoy: Spanja kundërshton çdo negociatë BE-Skoci
Kreu në largim i qeverisë spanjolle Mariano Rajoy u shpreh në lidhje me zhvillimet e fundit në BE pas takimit të Unionit në Bruksel.
Spanja, përballë perspektivës së pavarësisë së Katalonjës, është shprehur kundër çfarëdo negociatash të drejtpërdrejta të BE-së me Skocinë, deklaroi dje në Bruksel kreu në largim i qeverisë spanjolle Mariano Rajoy, në përfundim të një takimi të 27-shes ku në fokus ishte situata pas Brexit.
“Qeveria spanjolle është kundër çdo negociate me qeverinë e Britanisë së Madhe”, pohoi Rajoy gjatë një konference shtypi.
Please follow and like us: