Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi i heroinës shqiptare që rrezikoi jetën për ta shpëtuar një fëmijë në New York

heroin

Lexoni rrëfimin e shqiptares Michelle Margilaj, e cila jeton në Mohapac të New Yorkut. Ajo në këtë shkrim rrëfen se si ka shpëtuar një fëmijë nga liqeni. Banorët e vendit me këtë gjest, e shpallën Margilajn “Banorja Heroinë”. Lexoni rrëfimin e plotë të publikuar në Tap Into.

Vendi i quajtur Mahopac i New Yorkut, një të premte të muajit prill u vërshua nga shirat e shumtë dhe i ftohti. Megjithatë, gjendja ishte e qetë në restorantin “Il Laghetto” ku edhe punonte shqiptarja Michelle Margilaj si bariste. Në një moment ajo ktheu kokën drejt dritares për të parë liqenin me pamje panoramike, mirëpo ajo çfarë i panë sytë ishte e tmerrshme.

“Nuk isha dhe aq e zënë, u ktheva të shikojë jashtë dritares për të parë liqenin”, tha ajo. “Pashë diçka në ujë. Mendova që është ndonjë gjë e çuditshme duke lundruar. Ishte shumë ftohtë jashtë dhe kishte shi të rrëmbyeshëm”.

Margilaj, 23 vjeçare, shpejtë ka arritur të vërejë se gjëja që e pa ishte njeri duke u rrotulluar nga njëra anë në tjetrën, përderisa liqeni dukej monstruoz.

“Dola jashtë, dhe thirra ‘A jeni mirë?’. Ai ishte shumë larg. Mendova me vete se çfarë po kërkon ai person në ujë në këtë kohë të tmerrshme.

“Në ato momente doli edhe një burrë jashtë, i cili më pyeti ‘si mund t’ia bëjmë që të marrim një anije e të shkojmë ta shpëtojmë”.

Përpjekjet e njeriut që ishte në ujë për të dalë nga aty ishin të kota.

“Dëgjova që po kërkonte ndihmë, ‘ndihmë, ndihmë, ndihmë, ju lutem më ndihmoni’. Ky ishte momenti kur kuptova që ishte zë i një fëmije, i një djaloshi”.

Margilaj, një banore e Hopewell Junction, e diplomuar në shkollën e mesme Arlington, ka qenë gjithmonë një notare e mirë. Babai i saj ishte peshkatar dhe i pasionuar pas barkave, vendi ku Margilaj kaloi shumë vite gjatë rritjes së saj. Babai i saj ishte i bindur se fëmijët e tij do të bëheshin notarë të shkëlqyeshëm dikur.

Pa menduar shumë, veproi instinkti i saj i pastër. Margilaj u hodh në liqen dhe filloi të notojë drejtë personit.

“Nuk e ndjeva të ftohtin në ujë. Në raste të tilla, nuk ndjeni asgjë”, tha ajo. “E vetmja gjë që mendoni, është ta ndihmoni personin. E dija se në qoftë se ndalem, do të ndjej të ftohtin, mirëpo nuk u ndala, vazhdova notin.

“Trafiku në kohë të tilla është i tmerrshëm, kështu që nuk e mora mundin ta thërras ndihmën e shpejtë, pasi e dija se do të merrte shumë kohë derisa ata të vinin”, ka shtuar ajo.

“Iu afrova, e pashë që ai ishte i rrotulluar në barkun e tij. E ktheva në shpinë për t’ia mundësuar të notojë. Ai nuk dinte të notonte; ishte në shok”, tha ajo.

Rreth 20 persona ishin afër liqenit, duke përfshirë edhe babain e tij dhe Margilaj ishte i vetmi person që pati guximin të hidhet në ujë”, tha Victor Kapiti, pronar i restorantit “Il Laghetto”.

“Ajo nuk priti asnjë sekondë, u hedh me tesha në ujë vetëm për ta shpëtuar djaloshin”, thotë Kapiti.

“Babai i fëmijës ishte i frustruar. Ai pa fëmijën e tij e nuk mundi të bëjë asgjë për ta shpëtuar”.

Mirëpo, vajza shqiptare arriti ta nxjerr djaloshin nga uji i rrëmbyeshëm i liqenit, e dërgoi në restorant dhe e shtriu në shtat. E mbështjelli me batanije dhe me 10 peshqirë vetëm për ta mbajtur të ngrohtë trupin e tij.

Të menjëhershëm ishin edhe ambulanca. Morën djalin dhe e dërguan në spital.

“Pasi e morën djaloshin, unë fillova të qajë. Aty ishte i vetmi moment që i lëshova emocionet e mia. Gjatë tërë kohës qëndrova e fortë, mirëpo frika që ai nuk do të mbijetojë, për mua ishte e tmerrshme”, thotë ajo.

Pas gjithë kësaj, Margilaj thotë se nuk ka dëgjuar më për djalin, i cili ishte rreth 8 vjeç.

“Mendoj që babai i tij, u turpërua nga e gjithë kjo ngjarje, pasi këtë e panë shumë njerëz. Por, fatmirësisht, gjithçka doli me sukses në fund”, thotë ajo.

Laurie Sweeney, e cila ka punuar për 5 vite në këtë restorant, thotë se Margilaj është shpallur nga vendi “banorja heroinë”.

“Margilaj është ‘Heroinë”. Ajo është si një sirenë. Ajo është heroina e vendit dhe ne jemi shumë krenarë për të.

Ndërsa Victor Kapiti, pronar i restorantit “Il Laghetto”, thotë se ai ka qenë i impresionuar me gjestin e saj.

“Jam shumë krenar për të. Nuk e di se nga i mori këto aftësi. Nëse unë do të përballesha me një gjë të tillë siç u përball vet Margilaj, mesiguri do të vdisja unë ose fëmija në fjalë”.

Please follow and like us: