Albspirit

Media/News/Publishing

Saga nga Shukri te Shyqyriu,E.B.:Gjyqtari ma ka lypur dhe mua!

 


E.B.:Gjyqtari ma ka lypur dhe mua !

Fotot më poshtë janë të një vajze e cila ka denoncuar online se gjyqtari i Beratit Shyqyri Çobo i ka kërkuar edhe asaj favore seksuale.

Ajo e ka bërë këtë denoncim përmes një komenti në statusin e avokatit Saimir Vishaj, i cili ka reaguar duke dënuar rastin e gjyqtarit Çobo.

“S’ka nevoj per shume komente z.Sajmir. Akuza kundrejt zoterise ne fjale eshte mese e vertet .Une jam nje nder ato gra apo nena qe zgjidhjen e marteses e ka gjykuar ky zoteri dhe ju e dini qe sjam e vetmja qe jam provokuar prej tij. Por hallet e problemet e mia me benin qe tja harroja ‘surratin’ e te mendoja per me tej per jeten time…(ose ndoshta nuk gjeta kurajon te beja te njejten gje)”,– janë këto fjalët e vajzës.

Gjyqtari Shyqyri Çobo u denoncua nga një grua e cila kishte shkuar në Gjykatën e Beratit për të zgjidhur martesën, por gjyqtari i kishte kërkuar që të bëhej e dashura e tij.

Pas denoncimit të sotëm të vajzës që shihni në foto, ndoshta mund të ketë edhe raste të tjera të femrave që janë ngacmuar seksualisht nga ky gjyqtar shkruan web i Shkullak-Bushatit.

/LAPSI.AL/

gruaja33333

Please follow and like us: