Albspirit

Media/News/Publishing

Sherri i analistëve. Turjan Hyskaj sondazh për Zhejin dhe Bushatin, ja kush fiton 

 

 

Në kohën kur Artur Zheji dhe Andi Bushati nuk po i kursejnë asgjë njëri tjetrit (nga tarafet e deri tek dashnoret), interesante është të kuptohet sesi po përjetohet nga publiku ky duel.

Producenti i njohur Turjan Hyskaj ka zhvilluar një sondazh mjaft interesant në profilin e tij personal në WeTick.io për të parë se kush ka simpatinë e publikut dhe duket se peshorja deri tani anon nga Andi Bushati. 185 ndjekës të Hyskos kanë zgjedhur përmes opsionit ‘ticks’ Bushatin dhe vetëm 90 prej tyre kanë ticks-uar Zhejin.

Rrjeti social WeTick.io po përhapet me një shpejtësi të rrufeshme sidomos mes të rinjve shqiptarë, por pas tyre nuk mbeten edhe vip-at si Ledri Vula, Julian Deda, Ermal Mamaqi e Amarda Toska, Adrola Dushi e sa e sa të tjerë. Kjo sepse si asnjëherë tjetër sidomos personazhet e njohur kanë mundësinë realisht të shohin përmes një përballjeje dhe me “votë të drejtëpërdrejtë” përmes ticks-ve të publikut sesi është popullariteti i tyre në raport me tjerët.

WeTick.io është pa diskutim një mundësi e re dhe një argëtim i ri që të përdoruesit shqiptar të rrjeteve sociale e kanë përvetësuar shumë shpejt, ndërsa edhe në rang ndërkombëtare përhapja e këtij trendi të ri është mjaft i përhapur.

Please follow and like us: