Shpërndahet në Parlament Kushtetuta “klandestine”
Deputetët e Parlamentit shqiptar janë cuditur sot kur kanë gjetur në tavolinat e tyre Kushtetutën e re të Shqipërisë.
Broshura reflekton të gjithë ndryshimet që priten të bëhen më 21 korrik me votimin e reformës në drejtësi, ndryshime të cilat u miratuan më 14 qershor në komsionin e refromës në Drejtësi. Materiali është publikim I ambasadës Amerikane në bashkëpunim me misionin amerikan të drejtësisë, OPDAT.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vënë shënimin se ai nuk është një botim zyrtar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk konfirmon ndonjë të drejtë dhe nuk parashikon ndonjë detyrim.
Ambasada sqaron se qëllimi është informimi i publikut shqiptar rreth amendamenteve të mundshme të Kushtetutës së tyre dhe se Shtetet e Bashkuara nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi për gabimet që mund të ketë drafti. Amendamentet kushtetuese si rezultat i procesit legjislativ mund të jenë të ndryshme nga ato që janë botuar në këtë dokument.