Vala gjigante në Kinë
Foto spektakolare me dron janë kapur pas hapjes së portave të një dige në Xiaolangdi në provincën Henan në Kinë ku krijohet një valë gjigante, si pasojë e daljes së ujit me presion.
Kjo është një ngjarje që përsëritet çdo vit në këtë provincë, duke tërhequr edhe shumë turistë për të parë presionin e ujit, i cili lëshohet nga dy kanale të ngushtë.
Çdo vit në kaskadë janë kapur foto nga ky moment, por realizimet e këtij viti mund të cilësohen fantastike dhe mjaft të veçanta, duke qenë se janë kapur nga lartësitë me anë të një droni.
Please follow and like us: