Albspirit

Media/News/Publishing

Victoria Nuland në Kosovë më 10 Korrik- shkak demarkacioni me Malin Zi

Victoria Nuland në Kosovë më 10 Korrik- shkak demarkacioni me Malin Zi

Ngërçi politik që e ka kapluar vendin gati tash e një vit, për shkak të procesit të demarkacionit me Malin e Zi, pritet ta sjellë në Kosovë, Ndihmës-Sekretaren Amerikane të Shtetit Victoria Nuland. Gazeta Express merr vesh se Nuland do të vijë në Kosovë më datën 10 korrik. Siç dihet, Departamenti Amerikan i Shtetit vitin e kaluar, kishte vlerësuar se vija kufitare me Malin e Zi, është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe Pakon e Ahtisaarit.

Skena politike e Kosovës është bllokuar gati tash e një vit për shkak të procesit të demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Pozita dhe opozita janë përplasur keq për këto dy tema – koalicioni qeverisës ka dashur t’i cojë përpara ato ndërsa opozita ti bllokojë.

Por, për shkak të përplasjeve të mëdha (gazit lotsjellës në Kuvend që është hedhur nga opozita dhe protestave në rrugë nga tre –partitë opizitare që tani kanë prishur aleancën e tyre), vendi ka mbetur në ngërç institucional. Gazeta Express merr vesh se procesi i demarkacionit i cili është vënë edhe si kusht nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, pritet ta sjellë Sekretaren Amerikane të Shtetit më 10 korrik në Prishtinë.

Si duket SHBA’të do ta shtyjnë përpara cështjen e ratifikimit të procesit të Demarkacionit me Malin e Zi, pasi në dhjetor të vitit të kaluar Departamenti Amerikan i Shtetit kishte konstatuar se cdo gjë është në rregull në kufirin.

“Pas shqyrtimit të hartave nga vitet 1940-ta e deri më tash, përfshirë këtu edhe ato që janë shfrytëzuar nga komisioni për demarkacionin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar se kufiri i shenjuar së voni është në përputhje të ngushtë me Kushtetutën e vitit 1974”.

“Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008, përputhen në detaje me kufirin e propozuar në vitin 2015”, thuhej në një komunikatë të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Mali i Zi dje ka dërguar një notë proteste institucioneve të Kosovës pasi Vetëvendose ka vendosur flamurin shqiptar dhe një tabelë brenda territorit të Malit të Zi. Të dy këto shenja janë hequr nga policia malazeze.

 

Please follow and like us: