Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja Kadare i paraqet letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

 

Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeteve të Bashkuara, i ka paraqitur sot letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon.
“Çfarë kënaqësie dhe privilegj të përfaqësosh Shqipërinë në OKB”, shkroi Besiana Kadare, pas këtij takimi duke postuar fotografinë e takimit në rrjetet sociale.
Shqipëria mbushi vitin e kaluar 60- vjet si anëtare e organizatës më të madhe të botës dhe ardhja e ambasadores së re përkon me fillimin e përgatitjeve për Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të ri të Asamblesë së Përgjithshme në New York.
Përpara marrjes së kësaj detyre, Ambasadorja Kadare ka përfaqësuar për disa vite më parë Shqipërinë në UNESCO si dhe ka punuar për disa vjet si diplomate edhe këtu në Misionin Shqiptar në OKB, të cilin është rikthyer për ta drejtuar. Ajo zëvendëson në këtë detyrë, Ambasadorin Feir Hoxha që e mbylli me sukses mandatin e tij gati gjashtëvjeçar, në nëntor, të vitit të kaluar.
Ambasadorja Kadare ka marë pjesë tashmë në një numër votimesh të rëndësishme përfshi edhe ato për vendet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit për vitet 2017 dhe 2018, si dhe në votimin për Presidentin e ri të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Sesionin e saj të 71-të. (Ruben Avxhiu)

Please follow and like us: