Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania, nënshtetësi britanikëve që jetojnë atje?

Zv.kancelari i Gjermanisë, Sigmar Gabriel mendon se Gjermania duhet t’i ofrojë nënshtesi britanikëve të rinj që jetojnë në këtë vend, një zemërgjerësi kjo e cila i detyrohet mbase edhe faktit që shumë nga votuesit për largim ishin në moshë të mesme e të thyer.

Gabriel, i cili mban njëkohësisht edhe portofolin e Ministrisë së Ekonomisë, kërkoi të mendohet se çfarë mund t’i ofrojë vendi i tij dhe të tjera shtete europiane këtyre të rinjve dhe kujtoi se partia e tij, SPD, ka qenë gjithmonë favorizuese e dyshtetësisë.

“Le t’i ofrojmë shtetësi të dyfishtë britanikëve të rinj që jetojnë në Gjermani, Itali e Francë, sepse në këtë mënyrë ata do të mund të mbeten qytetarë të BE-së në këtë vend. Rezultati i referendumit britanik është i pagabueshëm dhe për këtë arsye ai duhet implementuar. Motoja: në fillim pazarllëqet, pastaj dështimi, e tani kapja pas diçkaje me zor, është një gjë të cilën ne nuk e pranojmë dot”, deklaroi Gabriel.

Thirrje për t’ua lehtësuar britanikëve në Gjermani mundësinë e marrjes së një pasaporte gjermane drejtuan më herët dhe të gjelbërit në opozitë. Gabriel sakaq nuk la pa i thumbuar udhëheqësit aktualë të Britanisë.

“Konservatorët gjermanë kanë ende diçka për të mësuar nga Helmut Kohl. Ai pati të bënte me Francois Mitterran dhe Margaret Thatcher. Krahasuar me Thatcher, Boris Johnson dhe David Cameron nuk janë veçse ca konservatorë në miniaturë, miqtë e mi”, tha ai.

Please follow and like us: