Albspirit

Media/News/Publishing

Leter Presidentit Nishani: Miratoni Çmimin “Musine Kokalari”

     

1 Musine

Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane The Women’s Org. “Hope & Peace”, New York, SHBA/

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani,/

Kërkesë për miratimin e Çmimit “Musine Kokalari”/
I nderuar President Nishani!/
Në emër te organizatës së gruas shqiptare – amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” me qendër në New York, organizatë që punon vullnetarisht për të drejtat e gruas dhe fëmijëve, kundër dhunës në familje apo institucione publike, dhe kundër trafikimit të qënieve njerëzore, po ju paraqesim kërkesën tonë si më poshtë.
Ne si organizatë gruaje në SHBA, kërkojmë nga ana Juaj Miratimin e Çmimit “Musine Kokalari” për gratë e vajzat shqiptare kudo ndodhen, e që japin kontribut të jashtëzakonshëm për të drejtat e gruas e fëmijëve, kundër dhunës e trafikimit njerëzor, përshi ketu edhe gruan ish të burgosur e të persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri.
Në këtë Çmim të nominohem zonja e zonjusha shkrimtare, gazetare, producente filmash e dokumentarë, skenariste shqiptare apo edhe të huaja që punojnë me guxim e kurajo për evidentimin e lartësimin e figurës së femrës shqiptare kudo në botë, përfshi Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Çamërinë, Preshevën, Bujanvcin, Strugën etj.
Ne përzgjodhëm për të vlerësuar femrën shqiptare me Çmimin “Musine Kokalari”, pasi ajo ka qenë një Heroinë shqiptare, dhe një figurë shumë dimensionale, simbol i paqes dhe qëndresës së femrës shqiptare gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri,
Nëse Ju Z. President e miratoni kërkesën tonë, ne jemi të gatshme të bashkëpunojmë për evidentimin e vajzave dhe grave shqiptare ish të burgosura, të internuara dhe të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.
Gjithashtu ne mendojmë që Çmimi “Musine Kokalari” të ndahet një herë në vit pranë Zyrave të Presidencës në Shqipëri.
Duke përfunduar shpresojmë që kërkesa jonë të meret në konsideratë.
Me respekt
Mimoza Dajçi
Ish themeluese e Org. së Gruas ish të Persekutuar Poltike të Shqipërisë.
Themeluese e Org. “Hope & Peace” në SHBA
Aktiviste e të drejtave të njeriut
Gazetare e pavarur
Dekoruar më datë 25 Qershor 2016 nga Presidenti i Bashkisë në Bronx, New York – Z. Ruben Diaz Jr. me Medaljen ” Për Merita të Veçanta”
New York,29 Qershor 2016
Please follow and like us: