Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj: Së shpejti dy shtete do ta njohin Kosovën

Hoxhaj: Së shpejti dy shtete do ta njohin Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se së shpejti dy shtete do ta njohin Republikën e Kosovës. Në një intervistë për televizionin “21”, Hoxhaj ka thënë se bëhet fjalë për një shtet të Afrikës dhe një tjetër të Amerikës Latine.

“Gjatë këtyre dy ditëve në Neë York, por edhe gjatë 3 javëve të fundit si ministër i Jashtëm, kam arritur të flas me shumë vende që nuk e kanë njohur ende pavarësinë. Gjatë këtyre takimeve mund të them se janë dy vende në prag të njohjes së Pavarësisë së Kosovës, njëri është afrikan dhe tjetri është në Amerikën Latine”, tha Hoxhaj.

Ai ka thënë gjithashtu se, gjatë vizitës së tij në Neë York ka realizuar takime të tjera të rëndësishme në OKB, duke thënë se i ka njoftuar me progresin e Kosovës, si dhe domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së saj.

“Gjatë këtyre ditëve kam pasur takime shumë të mira në OKB. Kam arritur që të takoj krerët e shumë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Është një listë e gjatë e vendeve, krerët e të cilëve kam takuar dhe i kam informuar për progresin që ka bërë Kosova, por edhe për domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë”, tha ministri Hoxhaj.

Please follow and like us: