Takimet e ambasadorit Lu me deputetët e PD-së
Pak ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu nisi takimet individuale me deputetët e opozitës, në kuadër të miratimit të reformës në Drejtësi. Javën që shkoi ambasadori Lu bisedoi me Astrit Patozin për këtë çështje, por si është pritur ky hap i diplomatit amerikan në selinë blu.
“Ambasadori edhe deputetët e PD janë të lirë të takojnë kë të duan. Nuk kam pse të bej lidhje si ajo që bëjnë mediat.
Qëndrimi i PD i qartë, ne si grup jemi të vendosur që ti japim Shqipërisë një reformë drejtësie dhe institucione drejtësie që japin drejtësi, për këtë arsye këmbëngulim në rekomandimin 88 të Venecias qe nuk lejon që Rama të shtijë në dorë drejtësinë, në të kundërt çdo mënyrë tjetër së vepruari që do i jepte Ramës drejtësinë në dorë nuk e di çfarë logjike do të ndiqte”, shprehet Paloka.
Please follow and like us: