Albspirit

Media/News/Publishing

Anijet pa ekuipazh do të përshkojnë oqeanet brenda 5 viteve

Shkencë – Një raport i ditëve të fundit nga kompania “Rolls Royce” shpjegon se deri në fund të këtij dhjetëvjeçari ne do të shikojmë në aksion gjigandët e parë të detit, pa marinarë, të komanduar nga kompjuterët të kontrolluar nga stacionet në tokë

Të mëdhenjtë e teknologjisë, me në krye Google dhe Apple, dhe kompanitë e automobilave nuk janë të vetmet që interesohen për zhvillimin e mjeteve autonome, që mund të zhvendosen nga një pikë e planetit në një tjetër pa pasur nevojën e njeriut. Automatizimi i transporteve i intereson faktikisht që prej dhjetë viteve edhe sektorit detar, si për pasagjerët, ashtu edhe atë të transportit të mallrave.

Ideja që një anije mund të çajë oqeanet në autonomi të plotë në ditët e sotme nuk konsiderohet më si një objektiv i largët.

Një raport i ditëve të fundit nga kompania “Rolls Royce” shpjegon se deri në fund të këtij dhjetëvjeçari ne do të shikojmë në aksion gjigandët e parë të detit, pa ekuipazh, të komanduar nga kompjuterët të kontrolluar nga stacionet në tokë.

Në kërkim të kursimit

Automatizimi i transportit detar do t’i jepte mundësinë pronarëve të anijeve që të kursenin mjaft në këtë biznes. Hapësirat e dedikuara për ekuipazhin, ashtu si edhe të gjitha ato zona të sigurisë do të shfrytëzoheshin për të vendosur më shumë mallra. Por edhe konsumi do të ulej dhe struktura e anijeve do të thjeshtëzohej edhe më shumë.

Në realitet, që në ditët e sotme një pjesë e mirë e procesit të lundrimit të anijeve moderne u besohet kompjuterëve dhe ndërhyrja e njeriut është ulur shumë. Objektivi i inxhinierëve përparimtare është realisht që t’i kthejnë këto anije plotësisht autonome në ujë dhe të aftë që të shkojnë nga njëri port në tjetrin pa pasur nevojën e ndërhyrjes së një njeriu.

Anija s’do braktiset

Por ndërtimi i këtyre mjeteve lundruese robotike nuk është plotësisht i mjaftueshëm. Është i nevojshëm një rrejt komunikimi që bën të mundur që në çdo moment të ndiqet kursi dhe shpejtësia e caktuar edhe që lejon që të ndërhyhet me shpejtësi në momente të mundshme të vështira.

Për shembull, shkencëtarët mendojnë se duhet një person i cili të jetë në moment delikate në timon, të mbikëqyrë motorët apo të modifikojë parametra të tjerë të lundrimit.

Kjo infrastrukturë që të vihet në zbatim mund të mbështetet nga një rrjet satelitësh, por edhe në stacione tokësore dhe në sensorë të përhapur në të shtatë detet, të aftë që të mbajnë vazhdimisht nën kontroll kushtet e detit dhe të kohës.

Testet e para sapo kanë nisur

Në Finlandë, një grup ndërmarrjesh, universitetesh dhe ente kërkuesish të udhëhequra nga kompania “Rolls Royce” kanë nisur të aplikojnë projektin AAWA (Aplikacione transportuese detare autonome të avancuara) që po teston një prototip të këtyre sistemeve të komunikimit.

Rregullat dhe teknologjia

Në realitet, argumenti është shumë kompleks dhe teknologjia është emtë një nga aspektet e përfshira. Veç të tjerash, referuar raportit, hardware-t dhe software-t e nevojshme për realizimin e anijeve autonome ose me kontroll të telekomanduar ekzistojnë që prej disa vitesh. Aspektet më kritike janë ato normative, të sigurisë dhe infrastrukturore që po studiohen nga inxhinierët e projektit AAWA.

Objektivi i grupit të punës është ai për të prodhuar specifikat dhe projektet paraprake për gjeneratën e re të teknologjisë detare të avancuar.

Please follow and like us: