Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë i eksiton vërtetë gratë?

1. LIBIDO FEMËRORE
Libido femërore shqetëson. Ende më keq: ia kanë frikën. Përse? Një burrë përgjigjet: «Përse e mbajmë të shtypur në heshtje dëshirën e grave ? Burrat kanë frikë: nëse hapet kjo kuti Pandore, nëse e humbasim kontrollin, të gjithëve do të na tradhëtojnë. Na frikëson ajo çka brenda në kuti.»
Megjithatë, James Pfaus është mjaft i informuar, një kërkues i shquar në neurobiologjinë e sjelljes seksuale në Universitetin Concordia, në Montreal, kjo sa për të thënë deri ku ka shkuar angështia… Në këtë terren zhvillohen e begatojnë sipas dëshirës mitet dështake dhe diktatet shoqërore të patundshme prej shekujsh, duke bërë të besojmë se libido femërore do të ishte një curril uji i vakët, më tepër i butë se vullkanik, që ngrohet me thjesht zjarret e dashurisë. Në pavetëdijen kolektive, lidhja është e bërë shpejt: seksualitet femëror i lirë dhe i çliruar = grishje, madje rrëmujë sociale. Në fakt, janë gratë që i mbartin fëmijët dhe pra «sjellin rrezikun» e një biri kopil. Po, më 2014, jemi ende këtu, ndonëse shumë vetë e mohojnë. Stop! Ka ardhur koha që t’ua përdredhim qafën këtyre ideve klishe të gabuara. Gazetari amerikan Daniel Bergner është marrë me këtë problem, në «Çfarë duan gratë?» (botimet Hugo Doc), duke përmbledhur tetë vjet kërkime mbi seksualitetin femëror. Ja e vërteta.

2. EKSITIMET E SHUMËFISHTA

Po sikur të hidheshim në një eksperiencë lëshimi të plotë seksual, pa tabu e pa turp, me qëllim që të heqim vellon e filluesit të vërtetë të eksitimit femëror? Në timon, Meredith Chivers, profesore psikologjie në Queen’s University të Kingstonit (Kanada). Ajo ka ftuar ca gra që të shohin shtatë filma erotikë në 90 sekonda. Ndërsa rrinë ashtu të ulura në një kolltuk, në vaginën e tyre është vendosur një sondë e vogël 5 cm e gjatë. Misioni : të masë vërshimin e gjakut në vaginë, i cili përshpejtohet në përpjesëtim me eksitimin seksual. Gjë që shkakton lubrifikimin e mukozave. « Në këtë mënyrë, kapim nga më afër atë që, fillimisht, i eksiton gratë, sepse barrierat mendore janë të shmangura këtu», thotë specialistja. Le t’i shohim filmat në fjalë. I pari tregon një grua lakuriq të shtrirë në një pyll. Dashnori i saj, me muskuj të fryrë dhe flokë të qethur shkurt, e penetron me forcë. Është ushtarak. Për ta përshpejtuar vajtjen-ardhjen brenda saj, ai mbështetet mbi krahët e vet, dhe kamera vonohet mbi vithet e tij të tendosura nga veprimi. Gruaja i lidh këmbët rreth belit të tij dhe i kacaviret pas krahëve në kënaqësi. Fund i sekuencës. Për ta rivënë në zero shigjetën e eksitimit të mundshëm para projeksionit të radhës, në ekran shfaqen imazhe asnjanëse malesh. Filmi i dytë : një burrë lakuriq me plastikë skulturale – le të themi Bradley Cooper ose Teddy Riner – ecën në një plazh. Seksi i tij, në prehje, luhatet nga një kofshë në tjetrën. Gjesti i flakjes së guriçkave ia nxjerr në pah muskujt. Zmadhim imazhi mbi fundbarkun e tij kur, duke e sfiduar rrezikun, ai ecën me hap të shpejtë në kreshtën e një humnere. Filmi i tretë : një grua është ulur e zhveshur në buzë të një vaske. Plane të ngushta mbi gjinj, të bukur e të rëndë, me aureola të errëta. Nga vaska del një grua e dytë, me flokë e trup që kullojnë. Menjëherë, ajo e fut fytyrën mes kofshëve të së parës dhe lëshohet në një kunilingus epshor. Kështu vijnë njëri-pas tjetrit një felacion mes burrash, ca skena masturbimi femërore dhe mashkullore, një sodomi gay, një penetrim lezbik… Piperi i shfaqjes, filmi i shtatë : një çift majmunësh bonobo luan në një lëndinë. Befas, femra shtrihet në shpinë dhe ngre këmbët, mashkulli e penetron me një ritëm të shfrenuar. Femra ia hedh krahët në qafë. Përfundimet e eksperiencës ? Të gjitha gratë ishin lagur në çast nga secili prej skenarëve, përfshirë bonobotë… Me një përjashtim : burri lakuriq në plazh ka ngjallur një eksitim më të paktë se majmunët në fazë. Tek lezbiket, vërshimi i tyre i gjakut në vaginë ka njohur një inflacion të madh përpara skenave të felacionit dhe sodomive mashkullore. Përfundimi: «Eksitimi seksual femëror është tërësisht anarkik dhe paraqet prirje gjithëngrënëse. Gjë që tregon kafshërinë e një pulsioni primitiv në dëshirën femërore». Aty ku gjërat ndërlikohen, është se të gjitha « kaviet » kanë deklaruar në një tabletë numerike që iu ishte dhënë më përpara, se nuk ishin eksituar fare. Një përjetim intim krejt i kundërt me të dhënat fiziologjike të treguara nga aparati. Psikologia Terri Fischer, nga Ohio State University, në Mansfield, sheh këtu provën e një censure të brendshme nga gratë, pas shekujsh të tërë ndrydhjeje të kënaqësisë së tyre : « Të jesh një njeri seksual, të cilit i lejohet të jetë seksualisht aktiv, është një liri që shoqëria ia jep më lehtë burrave se grave. Shtypja që iu është imponuar grave ka lënë gjurmë».

 

3. S’KA NEVOJË PËR DASHURI

Janë ca klishe që ngjiten e s’shkulen si një gaforre pas shkëmbit: osmoza emocionale, vetësiguria, besimi dhe ndjenjat si afrodiziakë të domosdoshëm, bëjnë pjesë në këto klishe. Po, këto kanë rëndësi. Nganjëherë. Por jo gjithmonë… Kësaj here, eksperienca kalon në porno me zë. Mes skenarëve për të fantazmuar: Ryan Gosling apo Idris Elba, në rolin e një agjenti imobiliar me një fuqi të gjallë mashkullore, ju bën të vizitoni një apartament; ju nuk rezistoni dhe parketi bëhet terren përpëlitjesh kërleshëse. Një e panjohur, e mbështjellë në një fustan epshor, ju ndjek në shtëpi dhe e mbyll derën me çelës. Një tjetër, në dhomat e zhveshjes të sallës suaj të sportit, fshin trupin duke dalë nga dushi me sytë të ngulur mbi ju. Një shok, që ka kaluar aty për fundjavë, shfaqet lakuriq në shtëpi. Dashnori(ja) juaj zyrtar(e) kthehet me një buqetë lulesh. Shoqja juaj më e mirë provon ca të brendshme që ia theksojnë kurbat.

Përfundimi: ideja e një kapërthimi të përflakur me një burrë apo grua krejt të panjohur, në një situatë të paparashikuar, vjen në krye të dëshirës së ngutshme dhe e shfrenon keq libidon femërore. Duke pasur këtu parasysh se mashkulli i panjohur del tetë herë më eksitues se të tjerët. Në vend të tretë vijnë lojërat seksuale me një mikeshë të panjohur. Dashnori zyrtar është shumë prapa ; sa për shokun e vjetër, ai nuk ngjall asnjë tërheqje seksuale. « Erotizmi funksionon më mirë në befasi dhe me të panjohur », përmbledh prof. Chivers.

4. T’IU GËZOHESH SYVE

Jo, gratë nuk janë thjesht emocionale që shkojnë vetëm me ndjenja, e që do t’ua linin vetëm burrave kënaqësinë e të shijuarit të asaj që e shohin në kapërthimet e tyre seksuale, siç e thotë këtë Nathalie, 47 vjeçe : «Kur ia zbërthej rripin, më pëlqen ta përfytyroj seksin e tij të ngrehur poshtë mbathjeve, dhe përgjoj atë çastin kur ai do të dalë për mua, me damarin kryesor që rreh fort nga dëshira. Ai s’është asnjëherë i njëjti, e prek, e puth, më pëlqen të mendoj se ky bronz i fuqishëm i mbështjellë me mëndafsh të brishtë, që e kam aty para syve, do të m’i përmbysë shqisat. »

Një oreks pamor të cilin e ripohon dhe Kim Wallen, kërkues në neuropsikologji në Emory University, në Atlanta, i pajisur me softe neuromatematike, ka matur kohën dhe shkallën e vëzhgimit të burrave dhe grave që shohin foto erotike, me qëllim që të përcaktojë interesin që këto të fundit ngjallin tek ta. Përfundimi : gratë i kanë vëzhguar me më shumë guxim dhe afsh se burrat.

Nga ana tjetër, Prof. Chivers ka paraqitur ca imazhe të mëdha penisi në prehje dhe në ereksion, si dhe vagina pjesërisht të fshehura nga kofshët, pastaj të hapura gjerësisht për femra heteroseksuale. Efekti i menjëhershëm i vënë re : vërshimi rekord i gjakut në mukozat vaginale, dhe pra eksitimi optimal, është përpara seksit të ngrehur. Një ultra-reagim pamor që sjell « edhe njëherë provën se, në thelb, dëshira femërore është nga më kafshëroret »…

5. TË JESH OBJEKT DËSHIRE

« Në zemër të libidos femërore, gjejmë nevojën për të qenë objekt i të gjitha dëshirave, për të dëshiruar pastaj vetë. Narcisizmi është shkëndija e dëshirës femërore. Orgazma e vërtetë, është të jesh e dëshiruar», thotë Marta Meana, ish-presidente e Shoqërisë për kërkime dhe terapi seksuale, doktore në psikologji në Universitetin e Nevadas, në Las Vegas. Për të arritur në këto përfundime, ajo ka bërë ca eksperimente me një aparat thuajse oftalmologjik. Gratë prehin aty mjekrën, dhe aparati regjistron me një saktësi milisekonde çdo luhatje të syrit, domethënë mënyrën me të cilën ky sy shikon imazhet e një filmi X apo ca foto ku tregohen disa nxehje seksuale paraprake. Përfundimi : gratë ndalen më shumë mbi fytyrën dhe trupin e grave, por shumë më me ngulm tek shprehjet e dukshme dhe domethënëse të dëshirës së burrit për partneren e vet. «Narcisizmi ndez libidon, pa këtë ajo shuhet. Kjo është ç’i ka ndodhur Eileenit, njërës prej pacienteve të mia… I dashuri i tij fliste gjatë seksit duke e pyetur: «Je mirë ? Gjithçka mirë”? Sigurisht, ai ishte i vëmendshëm, por nuk ishte më ai vrulli që të pret frymën, s’kishte më vrap të pakontrolluar, s’kishte më sulm shtazor… shkurt, asnjë shenjë që dëshira e tij për të dashurën ta rrëmbente si një dallgë e papërmbajtshme. Ëndrra për një harmoni dhe shkrirje totale me partneren, është një ide e rreme, si për gratë dhe për burrat». Paulina, 41 vjeçe, ka bërë lojën e kundërt: «Kam pasur dëshirë t’i jap gjithçka kur kam parë se ai më donte aq shumë sa mezi e përmbante dëshirën. E kishte frymën të prerë, një padurim thuajse shtazor. S’jam menduar fare, ka qenë si një pulsim-reagim, një lloj pilotimi automatik primitiv, jam ndjerë femër si asnjëherë më parë, i mbërthyer pas seksit të tij». Në fakt, fakti që narcisizmi e prek kaq fuqishëm dëshirën femërore, vjen dhe ngaqë « ai futet në një formë rikthimi tek lidhja primitive dhe arkaike të grave me nënën e tyre. Gratë e mbartin pa vetëdije dëshirën e pamundur që ato e kanë ndjerë një ditë për trupin e nënës së tyre. Duke qenë objekt i të gjitha dëshirave, ato fitojnë plotfuqinë erotike të nënës së tyre», zbërthen Dr. Meana.

 

6. SHKRIRJA, ANTILIBIDO

«Libido zihet fryme nën një intimitet tepër të plotë, si zjarri nën hi. Për të ekzistuar, dëshira ka nevojë për njëfarë largësie me tjetrin, ngulmon Dr. Meana. Ëndrra për një harmoni dhe shkrirje të plotë me partnerin, është një ide e rreme. Të shkrihesh në tjetrin do të thotë se nuk ka më terren për të pushtuar, as mister të mjaftueshëm për të ndezur flakën pulsionale të dëshirës. Kjo vlen si për gratë dhe për burrat: gratë nuk janë më të ‘lidhura’ se burrat për intimitetin». Siç dëshmon dhe Rania: «E dua Eruanin, jam e lidhur me të, jemi një, por kjo është si të ma kishin vjedhur libidon. Ish-i dashuri im, Kaderi, nuk ishte kurrë aty ku e prisja, në kuptimin e mirëfilltë dhe atë figurativ të fjalës, dhe fundbarku im i është përgjigjur gjithmonë flakë për flakë. Vinte pa më njoftuar, në mes të natës, më ngjiste pas murit, ma kafshonte gjoksin duke m’i hequr mbathjet brutalisht e duke më penetruar. Kishte diçka instinktive që më lidhte me të. Me Eruanin, jemi shumë të afërt». Gjë që Dr. Meana e përfundon me një: «Që të ketë erotizim, duhet të ketë një “tjetër”.

7. SHIJA E TRADHTISË

«Monogamia e grave është një nga idealet më të rrënjosura në kulturën tonë, rikujton Daniel Bergner. Kjo ka bërë që breza të tërë burrash ta qetësojnë angështinë e tyre se mos janë të tradhtuar». Dhe të gjithë kërkuesit janë në një mendje të thonë se libido femërore nuk është më e «programuar» se ajo e burrit për besnikërinë. Në mbështetje të këtij mendimi të përbashkët, në mungesë të studimeve shkencore, vijnë vëzhgimet e tyre klinike. Prirja për lule-më-lule është e vërtetuar tek femra e shimpanzesë dhe tek miu femër, por t’i përcjellësh menjëherë këto rezultate tek gratë, i bën tejet ngurues edhe kërkuesit më të guximshëm. Dr. Meana përmend sidoqoftë një studim gjerman që thotë se dëshira femërore shuhet më shumë se ajo e burrave dhe se mjaft gra mërziten në shtrat pas disa vitesh bashkë: «Brenda gardheve të besnikërisë, nevoja xixëlluese për të qenë e dëshiruar e humbet vazhdimisht forcën e vet. Sepse gruaja e kupton që partneri i saj është i kapur në kurth dhe se dëshira e tij mashkullore nuk ka zgjedhje për të zgjedhur, porse atij i “duhet” ta zgjedhë. » Shkrimtarja Françoise Simpère, autore e «Udhërrëfyese dashurish në shumës» (bot. Pocket), thotë: «Të duash, nuk do të thotë të zotërosh, nëse burri është fluturak dhe gruaja besnike, apo e kundërta, herët a vonë do të shpërthejë. Lorraine Dennerstein, psikiatre në Universitetin e Melburnit (Australi), shkon ende më tej : a ka monogamia një efekt të dëmshëm mbi libidon femërore? Për t’iu përgjigjur kësaj, ajo ka marrë në shqyrtim historitë e qindra grave të moshuara ndërmjet 40 dhe 55 vjeçe, dhe përfundimi i saj është i prerë: «Në kohën kur tangoja hormonale femërore fillon të lodhet, gjë që tek disa mund të sjellë një ulje të libidos, del e qartë se emocionet seksuale të ndjera nga ato gra që jetojnë një marrëdhënie të re, i fshijnë plotësisht faktorët hormonalë që mendoheshin si frenues për libidon». Përfundimi: teoritë evolucioniste mund të shkojnë nëpër shtëpia të veta ! Këto teori që mbajnë gjallë idenë se burri – mashkulli – për shkak të shtazërisë zanafillore, do të kishte nevojë për një numër të madh partneresh që të përhapë farën e tij dhe të përjetësojë genet, ndërkohë që gruaja – femra – do të kishte nevojë vetëm për një mashkull mbrojtës që ta shoqërojë në edukimin e pjellës së vet. E dinim se kjo ishte e rreme, por tani kemi dhe provën. Kur eksitohet trupi femëror, e bën këtë me tërë shtazërinë e vet.

Përshtati në shqip: Silvi Bakiri, Urim Nerguti

 

Please follow and like us: