KISHA ORTODOKSE “ AUTOQEFALE “ NE TIRANE – PALLAT I MEGALIIDHESE GREKE
Opinioin Nga IDAJET JAHAJ/
Dhe përurimi i Kishës Ortodokse “Autoqefale” në Tiranë u bë. Në fillim të qershorit të këtij viti. Janullatosi tundi sytë dhe fenerët ngjyrë hiri e vdekjeje… Vërtet. “Autoqefalia” jonë aty vdiq. Në fasadat e brendëshme e të jashtme të kësaj ngrehine vigane zbardhin kryqet dhe kallinjtë grekë, aq herë të skuqur me gjakun e pafajshëm shqiptar , të derdhur nga shovenët në jugun tonë , sidomos këta dy shekujt e fundit.Kisha greke u ngrit mu aty , pranë Ministrisë sonë të Mbrojtjes, si për ironi e përqeshje…Kisha-vigane, në qiell, ministria jonë (e Mbrojtjes !)-e vogël , e vogël. Nën hijen e saj. Dhe, siç duket, nga frika prej saj (Kishës), ministria jonë iku prej andej…
A ka më poshtërim e nënshtrim të një kombi ? Që është edhe më i lashtë se fqinji i tij jugor, i cili kërkon ta gllabërojë?
Ta tresë, ta gëlltisë ? Së pari duke i shkërmoqur gjuhën!
Dhe kryepatriarku i saj ( kishës greke) buzëqesh. Me aq fuqi sa i ka mbetur për buzëqeshje. Në krah të tij, ditën e përurimit të Kishës “sonë Ortodokse”, ishte edhe kryepatriarku serb, Irinej- sivëllai shoven i jugorit. Ai përsëriti deklaratën e Beogradit se “ Kosova është djep i Serbisë “ ! E, në krah të tyre-edhe ministri i Jashtëm grek – Nikos Kostas. Të tre-me një buzëqeshje triovalëshe në buzë e fytyrë. Me qeshje e përqeshje ! Përpara, në sfondin e ëndës së kaltër të tyre- u davaritej Naçertania e Megali-idhea e famshme, e skuqur aq shumë ,që prej më se 200 vjetësh, me gjakun e shqiptarëve. U davaritej Shkumbini, si vijë ndarëse , “paqësore”, në mes.
Dhe politikanët tanë i lëpijnë dorën J.llatosit. Ndërsa K/Ministri ynë paska thënë që “Le të thotë ç’ të dojë për Kosovën Irinej, populli ynë do tallet me ‘të” ! Tolerancë evropiane është kjo ? Ështe njëlloj sikur të lejosh që afër gruas të rrijë pushti e t’i thuash kësaj (gruas) : ” Mos ki frikë! Eshtë i urtë. S’ ngacmon !” (Më falni për krahasimin ).
Kisha greke aty, në zemër të Tiranës, si pykë e mulli bluarje. Si tryelë që thërmon zemrën e kombit çdo ditë, javë e muaj… Edhe meshat J.llatosi i bën në greqisht, duke zbatuar amanetin e Sh.Kozmait të Etolisë se “gjuha shqipe është gjuhë shpellash, e prandaj duhet zëvendësuar !” Pastaj…, -një nga një hapat e piketat e Megaliidhesë, deri në pushtimin e hapësirës shqiptare, siç bënë me Çamërinë në Jug. Të pushtojnë tokën e të spostojnë këtë popull nga vendi i vet ! Ky është objektivi dhe imazhi i largët i planeve shovene, që thuren, qëndisen e financohen nga kjo Kishë greke, nga Fanari e Lobi grek, nga vetë shteti i tyre…
Tani J.llatosi u është futur politikanëve, duke u pagëzuar fëmijët e mundshëm. Duke u varur atyre kryqin grek në qafë. Shpëtoi nga ky akt vetëm Kryeministri ynë, djalin e të cilit e pagëzoi hirësia e vërtetë- Papa i Romës. Të tjerët…
Dhe metastaza J.llatos zgjatet e zgjatet. Çdo ditë, çdo muaj, çdo vit. Me bekimin e financimin e shkollave e kishave, varreve artificialë grekë të ushtarëve pushtues gjatë luftës, me parrulla e thirrje greke në fshatrat e Jugut shqiptar, të busteve artificialë të “heronjve grekë” në këto zona, etj. etj. etj.
Synimi i kaltër i tyre- Shkumbini. Ndoshta edhe më lart, sepse hijenës së veriut i është thyer turiri e tashmë nga bombat e Natos e nuk e kapërcen dot vargmalin patriotik kosovar.
…Dhe varrin e tij J.llatosi do që ta ketë në Shqipëri, dhe zëvendësin e tij-grek ose filogrek. Më vonë, me siguri , edhe shenjtërimin e tij dhe bustin. Kështu, deliri shoven lëmon vijat e kaltra të flamurit të tyre, me ëndërrën e madhe të gllabërimit e tjetërsimit të këtij populli. Me ëndën që edhe vetë shteti shqiptar, në sfondin e dekadave, ta heqë KUQEZIUN e të vendosë në krye vijakaltrin grek !
A do të ndodhë ky apokalips nën qiellin tonë ?
Noli po mbulohet me hirin e harresës. Politikanët tanë po u përkulen J.llatosve të Jugut. Vetëm populli ynë rënkon,rënkon…Edhe zërat e mekanizmat e shoqërisë civile- gjithashtu- të nemitura…