Shoqëritë sekrete të shekullit XVIII që ardhuronin edhe djajtë
Gjatë shekullit XVIII-të, një lloj i ri meshkujsh britanikë nisi të dominonte në shoqërinë e lartë, “rake”. Me këtë term nisën të etiketoheshin aristokratët që ishin të angazhuar kryesisht në kërkimin e kënaqësisë, duke pasur pak respekt për ligjin apo moralin tradicional. U themeluan një numër klubesh dhe shoqërish sekrete, që i dhanë mundësi anëtarëve të tyre të kënaqnin shijet e tyre të shthurura. Por asnjëra prej tyre nuk ishte më famëkeqe sesa klubet “Hellfire” (Klubet e Ferrit). Ata kombinuan një prirje të shekullit XVIII-të që synonte tëshkelte konceptet shoqërore të moralit, nëpërmjet akteve të blasfemisë, konsumit të tepërt tëpijeve alkoolike dhe devijancat seksuale. Historitë tronditëse të këtyre klubeve e skandalizuan shoqërinë britanike. Me kalimin e kohës, natyra e fshehtë të këtyre klubeve, gjeneroi një sasi të madh historish që luhaten midis të vërtetës dhe mitit. Në fakt, pozicionet relativisht të fuqishme të shumë prej anëtarëve të tyre, kanë nxitur lindjen e legjendës së këtyre klubeve si organizata keqdashëse dhe të liga.
Klubi i Uarton
Klubi i parë i këtij lloji u themelua nga Filip, Duka i Uartonit, rreth vitit 1720. Ai ishte një anëtar me ndikim i lëvizjes Jakobite, që e donte alkoolin, bixhozin dhe që merrej me mbledhjen e borxheve. Thuhet se në fillim ky klub përbëhej nga 40 anëtarë, 25 prej të cilëve zotërinj dhe 15 zonja. Të gjithë ishin pjesëtarë të shtresës aristokrate, dhe njëherazi miq dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Uarton. Ata takoheshin në disa vende të caktuara brenda dhe përreth Londrës, duke përfshirë Tavernën Grejhaund ose në shtëpitë e anëtarëve të klubit, por gjithmonë të dielave. Anëtarët e këtij klubi errnin pjesë në të gjitha llojet e aktiviteteve të shthurura. Sipas biografit të familjes Uarton, Xhonatan Lau, ata do të visheshin si murgj ose si figura biblike, pinin “Hellfire Punch”, dhe ngrinin dolli për nder të Luciferit (Djallit). Në fakt, një nga qëllimet e klubit (përveç një justifikimi për festa të shthurura) duket se ka qenë fyerja e fesë tradicionale. Histori të turbullta mbi këto sjellje nisën të qarkullojnë shumë shpejt. Ndaj që në vitin 1721 u miratua një projekt-ligj që synonte të godiste “imoralitetin”, dhe që në thelb i dha fund Klubit Uarton. Më vonë Duka u interesua për Masonerinë dhe themeloi një numër klubesh dhe shoqërish të tjera.
Klubi Dashud
Ndërsa klubi i Uarton ishte i pari, më e famshme ishte shoqëria e themeluar nga Sër Frensis Dashud rreth vitit 1746. Ai mbajti postin e Ministrit britanik të Financave në vitet 1762-1763. I pasionuar pas udhëtimeve dhe antikitetit klasik, dhe një njeri shumë social, ai themeloi shumë klube, edhe pse asnjë prej tyre ndoshta nuk ishte aq i shthurur sa Klubi i Ferrit. Kjo shoqëri takohej në abacinë e rrënuar Medmenham në Bakinghemshajër. Dashud i mori me qira rrënojat e saj për synimet e tij të shthurura. Por ai e restauroi më pas atë vend dhe ilejoi miqtë e tij artistë që ta përdornin për të lexuar dhe kompozuar vargje. Anëtarët u quajtën “Murgjit e Medmenham Abbey”, por supozohet se Dashud nuk iu referua asnjëherë shoqërisë së tij si një mishërim i ri i së vjetrës. Përkundrazi klubi njihej fillimisht me emrin Urdhri i Kalorësve të Shën Françeskut. Emri “Hellfire” duket se i është bashkangjitur me kalimin e kohës, ndoshta për shkak të imazhit negativ të klubit të dikurshëm. Ashtu si në rastin e Uarton, ka pasur shumë debate rreth asaj se sa skandaloze ishin aktivitetet e klubit të Dashud. Duket se klubi ishte sërish enkas anti-fetar në natyrën e tij, ku prostitutat quheshin “murgesha”, dhe çoheshin në abaci për të kënaqur epshin e anëtarëve. Shkrimtari gotik Horas Uallpol, autori i librit “Kështjella e Otrantos”, thuhej se ishte një anëtar (ose të paktën e vizitoi) dhe shkroi disi për klubin dhe veprimet e anëtarëve të tij. “Praktika ishte rigorozisht pagane. Bakus dhe Venus ishin hyjnitë, ndaj të cilave ata bënin sakrifica”– shkruan ai. Nga ky pasazh mund të arrijmë në përfundimin se pavarësisht thashethemeve të mëvonshme rreth prirjeve satanike të klubit, anëtarët e tij ishin më të interesuar për pije të bollshme, gosti dhe për aktivitete seksuale sesa për çdo gjë tjetër që kishte të bënte me okultizmin. Në klubin e tij bënin pjesë shumë emra të famshëm dhe me ndikim, mes tyre kryeministrin e ardhshëm Lord Bjut, piktori i njohur Uilliam Hogart dhe madje edhe Benxhamin Franklindhe Princi i Uellsit, që supozohet se e vizituan në një moment atë organizatë. Pasi qëndroi disa kohë me Dashud, Frenklin tha:”Isha në shoqërinë më të mirë në botë”. Sekretari i klubit, i konsideruar nga disa si organizatori i vërtetë i shumë prej aktiviteteve imorale, ishte poeti dhe satiristi i njohur Pol Uajthed. Nga vitet 1760 klubi ishte shpërbërë, por reputacioni i tij enigmatik e nxiti poetin t’i kalonte tre ditët e fundit të jetës së tij duke djegur të gjitha letrat e tij personale, përfshirë ato që i referoheshin shoqërisë. Se çfarë përmbanin ato nuk do ta dimë kurrë. Me kalimin e kohës shoqëria u zhvendos nga abacia në fshatin Uest Uajkomb, ku Dashudhapi një sërë tunelesh dhe shpellash nëpër kodra. Tunelet shtrihen rreth 90 metra nën tokë dhe kanë një gjatësi prej 0.5 km, përfshirë një kompleks të gjerë me dhoma të ndryshme, si dhe një sallë të madhe banketesh. Pjesa qendrore e këtyre shpellave është Tempulli i Brendshëm, ku mund të shkohej pasi të kalohej nëpërmjet një lumë nëntokësor që njihet si “Lumi Stiks”. Shpellat ishin zbukuruar me vepra arti sakrilegjike dhe erotike. Sipas rrëfimit disi të çuditshëm të shkrimtarit amerikan Daniel Maniks mbi historinë e klubit, çatia e tempullit përmbante një afresk pornografik aq të turpshëm sa gazetari dhe politikani Xhon Uillkes, që nuk dallohej për maturinë e tij, e quajti atë si “të papërshkrueshëm”. Një nga historitë më drithëruese përfshin një babuin, Kontin e 4-të të Sandviçit, XhonMontag dhe Xhon Uillkes. Duke marrë pjesë në një nga takimet e klubit, Montag u befasua kur një krijesë që i ngjante Djallit nisi të vraponte drejt tij. I tmerruar, ai nisi të lutej për jetën e tij, duke qarë: “Më kurse, Djall i mëshirshëm. Unë jam ende një gjysmë mëkatar. Nuk kam qenë kurrë aq i lig sa kam menduar”. Në fakt ai nuk ishte gjë tjetër veçse një majmun i veshur si Satanai, i maskuar nga Uillkes dhe i lëshuar në një moment të përshtatshëm. Montag u poshtërua dhe nuk e fali kurrë Uillkes për atë shaka.
Klubet irlandeze
Në kodrën Montpelier në periferi të Dublinit, ndodhet një poligon i braktisur, i njohur për vendasit si “Klubi i Ferrit”. Legjenda thotë se ai ishte vendi i takimit të Klubit të Ferrit të Dublinit, i themeluar nga Konti i Parë i Ruoz, Riçard Parsons. Klubi i tij u krijua rreth vitit 1735 dhe është më famëkeqi e një morie shoqërish që u shfaqën në Irlandë në vitet 1720–1770. Klubi i Parsons mblidhej rregullisht në tavernën “Eagle”, duke e përdorur poligonin nëMontpelier Hill për takime të veçanta. Presidenti i klubit thuhet se drejtonte mbledhjet ulur mbi një fron dhe i veshur si Djalli, pra me rroba të kuqe dhe me brirë në kokë. Ndërkohë anëtarët e klubit pinin sasi të mëdha scaltheen, një pije e prodhuar nga uiski dhe gjalpë. Klubi i Dublinit ishte jetëshkurtër dhe u shpërbë pas vdekjes së Parsons më 17 qershor 1741. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë të bëhej subjekt i legjendave popullore dhe i një sërë historish që lidhen me të. Sipas Frenk Hopkins, autor i librit “Dublini i fshehtë”, njëri prej anëtarëve thuhet se leu me alkool një shërbëtor dhe i vuri zjarrin për shkak të derdhjes aksidentale të pijes mbi të. Megjithatë, historia më famëkeqe përfshin një anëtar që luan një lojë letrash me një zotëri misterioz. Kur pa këmbët e kundërshtarit të tij, vuri re thundrat e ndara dhe kuptoi se po luante kundër vetë Djallit. Edhe disa shekujt pas shpërbërjes së klubit, rrënojat në majë të kodrës Montpelier thuhet se janë bërë një nga vendet më të frikshme të Irlandës, për shkak tëdukurive paranormale që thuhet se ndodhin atje. Aktive në atë kohë ishte edhe shoqëria, Blasters, e themeluar nga piktori Peter Lens. Në vitin 1738, ky klub u bë objekt i një raporti të një komiteti të Dhomës së Lordëve dhe Lens u detyrua të arratisej në Angli për shkak të tregimeve të tij ku thuhej se ai ngrinte dolli për shëndetin e Djallit. Gjatë viteve 1780 në Dublin u formua një klub i ngjashëm. Për të dihet pak dhe duket se u shpërbë shpejt, duke mos arritur asnjëherë famën e madhe të paraardhësit të tij.
Trashëgimia e këtyre klubeve
Ndërsa klubet e përmendura më lart janë më të famshmit, për shekuj me radhë ka pasur histori të shoqërive të ngjashme, të frymëzuara nga origjinalet. Madje “Hellfire” ka hyrë në kulturën popullore. Një episod veçanërisht i famshëm është seriali televiziv britanik “The Avengers”, që përfaqëson një përpjekje moderne për rikrijimin e një klubit të tillë, ndërsa ajo shfaqet gjithashtu si një armike e rregullt të super–heronjve të librit komik Marvel, X-Men. Kohët e fundit, ky emër shfaqet në serinë e fundit serialit hit të Netflix, StrangerThings. Ka pak dyshime nëse legjenda e klubeve “Hellfire” do të vazhdojnë të frymëzojë famë, dhe historitë e tyre të shthurjes së tyre do të vazhdojnë të jehojnë. / bota.al