Shpërthen Suma: Komandantët milonerë duhet të hetohen
Kreu i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga krye komunarët e tjerë, duket të jetë më i varfëri në Kosovë.
Nuk posedon veturë personale si dhe njihet si kursimtari më i madh i buxhetit të komunës që ai drejton.
Ai në një intervistë për Gazetën Fjala thotë se paga që ai merr si kryetar komune është e mjaftueshme për të mbajtur familjen.
Madje Suma është kritik edhe për komandantët të cilët që nga paslufta janë bërë milionerët e rinjë të Kosovës.
E nga komuna që Suma udhëheq viteve të kaluara shumë të rijnë i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS.
Suma për këtë çështje ka thënë se rajoni i Kaçanikut nuk është i rrezikuar nga “ekstremizmi fetar”, edhe përkundër pjesëmarrjes apo tentimit për pjesëmarrje në luftërat e huaja (Siri dhe Irak) te disa individëve.
“Po të kishin qenë të vendosur këta individ ti bashkëngjiten ISIS-it, nuk ishin kthyer fare ne Kosovë, por vet largimi i tyre nga këto zona te luftës, nënkupton se këto qytetar nuk e përkrahin ISIS-in, por atje kanë shkuar ose kanë tentuar te shkojnë thjeshtë për përfitime materiale (për shkak te gjendjes së vështirë materiale)”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.
Në intervistën e realizuar, Suma ka folur edhe për projektet e tjera, punën vullnetare që ai bënë për pastrimin e varrezave e heqjen e borës në komunën që ai e drejton.