Cikël poetik nga Selaudin Guma
Dhe me baltë të mbulohem
Dhe me baltë të mbulohem
Dheun me brryla do ta ngrë
Dhe shpirtin jashtë ta lëshoj
Do të vij me vrap si zog
T’iu takoj, t’iu përqafoj
Herë pas herë do të vij
Kafen ta pi bashkë me ju
Të qeshim, të bëjmë humor.
Me të dy ju, kanarina
Besnikërinë iu kam afruar
Atë do ta mbaj gjithmonë
Unë jam nga brezi i parë.
Mik të ri zë menjëherë
Të vjetrin në zemër mbaj
Nuk e di a më kuptoni
Unë shkela rrugën e gjatë
Radha tani është e juaja
Ta mbyllni edhe ju si unë.
2.3. 2016.
Diamanti im
Ti vetë u largove miku im, në errësirë
Nga pëqia ime dhe filiza jote e dlirë
Ike dhe s’ktheve kokën të vështroje t’ët bir
Se ku e le Stivens, t’pafajshim yll si yll?!
Kisha dëgjuar histori dashurie e ndarjesh plot
Ndonëse në moshë isha e vogël, e bukur, e re
Nga libra dhe romane kisha lexuar mjaft
Për ndarje të dhimbshme që më jepnin ankth.
Ti ke e u zhduke si rrufeja mbi det
Dhe humbe në qiellin pa mbarim, plot re
Të kërkova ngado, në barin e bletës së mirë
Rrugëve nga ike dhe humbe si rrufe.
Si hajdut ike atë natë, si pirat në errësirë
Unë e gjora me Stiven në krah që belbëzonte
Të prisja të ktheheshe një natë, t’i puthje sytë
Por gabova se nuk u ktheve kurrë.
Kaluan vite dhe nuk u ktheve asnjëherë
Për gjakun tënd që le si kujtim të mirë
Unë me gjithë të mirat po e rris tim bir
Me njerëz, me miq dhe jo me baba qafir.
Fëmijët që rriten sot kanë shumë mundime
Përtej shpenzimeve duan shumë dashuri
Se vijnë mote të arta, rriten e burrnohen
Si lisa në male mund të bëhen, kush e di?!
Por nejse unë s’të gjykoj, ti pate një pasion
Ndërsa unë një virtyt, më t’lartin shenjtor
Një virtyt të dashurisë me shpirt sa më të pastër
Dhe Zoti ma shpërbleu me një diamant hyjnor.
S’e ndërroj djalin tim me tërë arin e botës
Apo me perlat e famshme, xhevairet e Indisë
S’e ndërroj Stiven as me rubinët vezullues
Të lumit Tiger, të Eufratit t’Babilonisë.
Në mitologjinë e lashtë greke kam lexuar
Se Odeseja iku në troje dhe vende të shkretë
Aventura ndër dete dhe oqeane pa fund
Por Zotit iu lut të kthehej për të parë birin e vet.
Në daç dhuro diçka, jo si lëmoshë e mëshirë
Në daç zhduku prapë, zhduku në errësirë
Stiven do të rritet si djalë i një princeshe
Po mjerë ti, baba dhe pirate i gjorë.
11.4.2016
Xhildës
Jo moj jo moj biondja ime
Fije floku të kam lyp
Ç’faj ka pylli lart në bredha
Unë, një ditë a dy a tri.
T’u luta me përgjërim
Për një fije të rrallë floku
Do ta merrja si kujtim
Ta çoja në majë të malit
Atje ku struken kujtimet
Mezi gjeta një te sheshi
Kur ti ike për një punë
Do ta mbaj si hajmali
Si pellazgët, njerëz të parë
Për gabimet që ke vetë
Lutju zotit të të falë
Ose dil përpara fatit
Me poture unë të njoha
Kofshë zbardhur s’të kam parë
Ç’faj kam unë, moj bletë e ëmbël
Që petalet më kanë rënë
Por zambakun unë e kam
Me aromë tulipani
Ç’të të them unë i ngrati
Që asnjera nuk ma vari.
S’më ngelet qejfi mua të ngratit
Zoti si duket m’la jetim
Po do vijë një ditë vere
Do shkëlqej si gur rubin
Ti Gjondina, gold si shpirti
Yjet, hënën, arin vjedhin
Marrin gjithë diamantin
Dhe qiellin mbledhur në tokë.
Një ditë do më kërkoj Stiven
Ku është xhaxhi që më don
Ç’do t’i thuash moj ‘arabkë’
Se kam pas një mik të mirë.
Më t’mirin në botë, të fortë
Pa gënjeshtra, pa mashtrim
Më ka dashur si fëmijë
Dhe ti Stiven, porsi nip.
Freno veten moj shpirtmadhe
Ke një djalë si rubin
S’kam kërkuar asgjë tjetër
Veçse këshillat si bekim.
Të kam falur për Dorinën
Pavarësisht se më s’më doni
Po ti s’di më shumë moj zemër
I plagosuri kurrë s’tregon.
12.04.2016
Për Xhildën
Sikur ta dinin lulet
Sa plagë ka shpirti im
Ato me mua do të qanin
Të sillnin pak shërim.
Sikur ta dinin birbilat
Se buza ime po plas
Një këngë ngushëllimtare
Do ta këndonin me gaz.
Sikur ta dinin dhimbjen
Dhe yjet e ndritur ar
Do vinin që lart t’më thonin
Në një kuvend ngushëllimtar.
Këtë të gjithë s’e dinë
Veç njëra ma di çdo trishtim
Se veç Xhilda e di sëmundjen
Veç ajo ma di çdo trishtim.
Shoqe të re e kam Xhildën
Mos u habit, miku im
Kemi bërë betim të mos flasim
Kemi dhënë një premtim.
17.4. 2016
Leli
Orel Myrta
Kokë më kokë ne u mblodhëm
Foton tënde pamë të gjithë ne
Këtu te plazhi, Mali i Robit
Sytë mbi të ne i mbërthyem.
Na prure ne shumë vegime
Kur ishe i vogël, një fëmijë
I zgjuar, i dashur, një çapkën
Sot je rritur, je i zgjuar, burrëruar.
Kokën mbi duar mbështetur vënë
Në mendime je i mbërthyer
Syzet me dy zemra ti ke vënë
Një për gjyshin e një për nënë.
Gjyshi, nëna kur e panë
Atë foto t’bukur me ngjyra
Sytë si diamante qielli ndriçuar
Ndrijnë në ballë si ylli i Memfisit.
Flokët në ar të flakëruar
Marrë nga flaka e Zeusit
Ti je bërë si Apolloni
Sa dhe lotët ne na ranë.
Gjyshi yt i përmalluar, edhe nëna po ashtu
Ne që ti na ndriçoje porsi lule
Me ca fjalë të mëdha, plot mendim
U gëzuam, u mallëngjyem sa më s’ka.
O ti, nipçja jonë i vogël, tani burrë
Na ka marrë malli shumë veç për ty
Kur të vish nga larg si një zog
Do na gjesh si një det plot dashuri.
Është e shkurtër paksa jeta përmbi dhe
Edhe puna e përditshme nuk mbaron
Po t’i shkruajmë këto vargje që t’i kesh
T’i mbash hajmali në jetë sa të rrosh.
Gjyshi, nëna ty të rritën me mundim
Nuk u vajti djersa dëm, kurrsesi
Dashuria jonë e pamasë është me ty
Të urojmë ne na zemra lumturi.
Mali i Robit, Kavajë, 5.7. 2019.
Stivens
Pranë nesh në punë
Xha Sulo na mban gjallë
Muhabet, histori
Gjuhë të huaj siç di vetëm ai.
Goog morning, good morning
E dëgjoj sa vi
O zha Sulo, erdhe ti
Kështu nis dita me gajret
Mbyllet java e muaji kështu
Lum ne që të kemi këtu
Më mirë mos dil në pension
E rri këtu që të ikin
Ditët me gaz shumë.
Jetoj e vetme
Jetoj e vetme me ëndrrat dhe
me shpresat e strukura në shpirt
Jetoj me to pa një arsye
Për mirë apo për keq.
Jetoj e vetme fillikat pa ato
Jetoj pa miq e pa njeri
Me një arsye që bëhem pesimiste
Bllokohem, nuk flas dot, rri vetëm
Dua të ulëras, të nxjerr çfarë kam
Inatin, dufin, mllefin
Ta nxjerr të keqen
Një përkëdheli flokësh
Një mbështetje në krahët e një njeriu të mirë
Gjithçka vetëm që unë të jem e qetë.
Rri dhe shkruan poezi
Rri dhe shkruan poezi
Aq të bukura sa di ti
Pastaj fillon me shaka
Të numërosh ditët
Që të dalësh në pension
Dhe 90, dhe 80… ikin ato të shkreta
Por do mërzitesh, e di këtë gjë
Se s’do kesh të qeshurat tona
Telefonin s’ka kush ta harxhojë
Çokollatat s’do kesh me kë t’i hash
Malli do të të marrë
Do kujtohesh për ne e do thuash
Dikur kisha dy shoqe
Që më mbanin me gaz te puna.