Debati i profesorit ateist të filozofisë me nxënësin Albert Ajnshtain
Një profesor ateist i Filozofisë po i fliste klasës së tij, në lidhje me problemin që shkenca ka me Zotin e Madhërishëm. Ai i kërkoi një prej nxënësve të rinj kristianë që të ngrihej dhe…
Profesori: Ti je i krishterë, apo jo, bir?
Nxënësi: Po, zotëri.
Profesori: Pra ti beson tek Zoti?
Nxënësi: Absolutisht, zotëri.
Profesori: A është i mirë Zoti?
Nxënësi: Sigurisht.
Profesori: A është zoti i gjithëpushtetshëm?
Nxënësi: Po.
Profesori: Vëllai im vdiq nga kanceri, ndonëse iu lut Zotit që ta shëronte. Shumica prej nesh do të përpiqeshim të ndihmonim të tjerët që janë të sëmurë, por Zoti nuk e bëri. Atëherë, si qenka i mirë ky Zoti? Hë?
(Nxënësi hesht).
Profesori: Nuk përgjigjesh dot, apo jo? Të fillojmë edhe një herë nga fillimi, djalosh. A është Zoti i mirë?