Albspirit

Media/News/Publishing

Kur dy shqiptarët Irena Papas dhe Bekim Fehmiu luanin filmin “Odisea”

Brezi i sotëm mund të mos e dijë që dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Irena Papas dhe Bekim Fehmiu ishin dy shqiptarë të pastër.

Së paktu për aktoren që bëri emër deri në Hollivud dhe që njihej si greke kjo mund të shkaktojë deri habi sepse për Bekim Femiu mjaftonte emrin për ta kuptuar që iështe shqiptar. Por gruaja e bukur dhe e taletuar e ka pranuar vetë këtë fakt. Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit. Gazetarët e kanë pyetur se cilin gjuhë flisnin dhe përgjigja e Irene Papas ka qenë: Flasim gjuhën shqipe.

– Po si ka mundësi kur ju jeni nga Greqia dhe Femhiu nga Jugosllavia”,- pyeti një gazetar.

– Po por unë jam shqiptare nga Greqia dhe Fehmiu është shqiptar nga Jugosllavia.

Të dy si Papas dhe Fehmiu ishin shqiptarë që kanë lënë gjurmë në kinematografinë botërore por më shumë se kaq na bëjnë krenarë. Më poshtë statusi i Qemal Lames që ka publikuar këta fakt.

IDENTIETI KOMBËTAR SHQIPTAR I PËRJETËSUAR NË LEGJENDËN E ODISEAS DHE AKTUALIZUAR NGA DY SHQIPTARË

Irini Leleku – Irena Papa dhe Bekim fehmiu përjetësuan të vërtetën historike të identietit shqiptar të lashtësisë.

Gjatë xhirimit të filmit AVENTURAT E ODHISEUT në vitin 1968, ku dy rolet kryesore i luajtën, IRENA PAPAS PENELOPËN dhe BEKIM FEHMIU ODHISEUN, tek sa i kishin parë gazetarët të dy mes vete të flisnin në një gjuhë krejt tjetër nga ajo që e kishin pritur, pyetja e njërit prej tyre ishte se NË CILËN GJUHË PO KOMUNIKONIN, ajo ishte përgjigjur se PO FLISNIN NË GJUHËN E NËNËS, “SI ËSHTË E MUNDUR KJO KUR JU JENI, NJËRI JUGOSLLAV DHE TJETRA GREKE”, ishte pyetja tjetër e gazetarit, “KY ËSHTË SHQIPTAR NGA JUGOSLLAVIA DHE UNË JAMË SHQIPTARE NGA GREQIA, MË E RËNDËSISHMJA ËSHTË SE KA QENË VULLNET I VETË ZOTIT QË NE TË DY T’I LUAJMË KËTO DY ROLE SEPSE DIKUR, EDHE VETË PENELOPA DHE ODHISEU E KANË FOLUR PO KËTË GJUHË QË PO E FLASIM NE TË DY SOT”, “POR HISTORIA E THOTË SE ATA ISHIN GREKË” vazhdoi gazetari, “PO EDHE MUA JE DUKE MË KONSIDERUAR GREKE, POR UNË FARE NUK JAM GREKE” ishte përgjigjur shkurt IRENA PAPAS! (RaiUno, 1974).

Please follow and like us: