Albspirit

Media/News/Publishing

VI. FRITZ RADOVANI: 2021, VITI AT PJETER MESHKALLA S.J.

Pjesa XXVI

 

KUR VIZITOI EKSPOZITEN TIME TË PIKTURËS…

 

Ishte fundi i Qershorit 1966, pra 10 vjetori i maturës sime… Ndër vizitorët e nderuem ishte aty edhe Pader Meshkalla. Ai merrte pjesë në të gjitha fushat e jetës dhe me kompetencë     fliste për ato. Horizonti i dijes së Tij ishte i pakufi. Gjatë bisedës më foli për përshtypjen e mirë që kishte krijue në ekspozitën e pikturës, që pak ditë para kishe hapë unë dhe Ai e kishte vizitue, madje, edhe në librin e përshtypjeve kishte shkrue konsideratën e Tij, ashtu si edhe Don Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani, At Gegë Lumaj, At Aleks Baqli, etj.

Kur njeriu ndigjonte prej Tyne mendimet per artin e në këtë rasë flas për artin tonë kombtar, ndigjuesi harronte se asht tue ndigjue një klerik që me kompetencë shpjegonte anën e saj të shkëlqyeshme artistike, të shpjegueme në detaje. Nuk më ikë asnjëherë nga mendja pershtypja e Tyne per portretin e Dr. Federik Shirokës, per të cilin ruenin edhe kujtime personale. Doktori kishte plot 10 vjet që nuk jetonte, po veprat e Tij kishin mbetë të pashlyeshme në kujtesen e Shkodranve…

Unë i tregova një grafikë të paekspozueme në të cilën kasha punue Krishtin e vdekun në vitin 1961. (Asht ajo vepër që u vue ma vonë në kopertinën e librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare”, dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës së Tij në Shqipni me 23 Prill 1993). Pader Meshkalla u kënaq tue e pa dhe menjëherë të nesërmen më solli një album të jetës së Krishtit të punuem me akuarel nga një piktor anglez, që kishte shkue piktori me e punue në Palestinë shumë vite ma parë.

Bashkë me këte album më solli edhe një fletore me disa poezi të shkrueme prej vetë Meshkallës, që menjëherë unë fillova me ba ilustrimet e tyne. E kujtoj mirë kerkesen artistike të Tij. Vinte pak ma shpesh ato ditë mbasi kishte shumë pretendime  në fushen artistike, të cilën e njihte shumë mirë; si në letërsi, pikturë, muzikë. Nuk kënaqej me pak! Prej Tij unë ruej një këshillë: “Me kenë kërkues i së bukres deri në fund!”, – pra, kambngulja ishte tipari dallues i Tij. Më diftonte se si poezinë “Hipokrizia” e kishte punue kater herë, e me të vërtetë, ajo poezi asht shumë e bukur për mos me thanë që asht ndër ma të bukrat,  ose  ma  mirë me  thanë, ndër  kryeveprat  e Tij.

Fatkeqsisht  “revolucioni  kultural  i  1967”  kje shkatrruesi  i gjithshkaje në kulturen Shqiptare, ku At Meshkalla u burgos…

Pader Meshkalla, mbasi doli nga burgu i Burrelit, aty nga fundi i vitit 1961, pak vite prej jetës së Tij i kaloi bashkë me Nanën, në shtëpinë e kushrinës së vet, Ganxhës, në rrugën e njohun    Ballabane, që shumë shpejt u ba qendër pelegrinazhi për të gjitha moshat dhe për të gjithë shkodranët pa dallim Feje.

Vepra e paharrueshme e Tij asht puna e palodhun me rininë me të cilën Ai ishte i pakursyem, i patremun, korrekt, i dashtun, i papritueshëm, i përvujtë, gjithmonë buzagaz, Meshtar e Pishtar i vertetë i dijes dhe i atdhetarizmit deri në fundin e jetës së Tij. Në Shkodër, kush nuk e kishte ndigjue emnin e këtij Meshtari, që nuk shihej asnjëherë as ndër Kisha, madje, edhe as tue thanë meshë, se jo ma tue predikue?

I vetmi vend ku Ai nuk mungonte kurr, ishte pjesmarrja nder funerale pa dallim Feje… Dhe, të gjithë kalonin pranë Tij… Njoftë e panjoftë të gjithë kishin nevojë per pershndetjen e Tij…

 

Shenim F.R.: Nder punimet grafike të ekspozueme, At Meshkalla kishte pelqye “Vlonë 1912”, punue në vitin 1962. Unë i dhurova një kopje.

Pak ditë para arrestimit të Tij në 1967, ma kthej punimin per mos me më sjellë pasoja, mbasi e dinte se shpejtë “do ti kontrollohej shtëpia…”.

Dhe, me të vertetë ashtu ngjau. Doli parashikimi i Tij.

Melbourne, 9 Korrik 2021.

 

Pjesa XXVII

 

Për me mërrijtë sadopak e me kuptue se kush ishte Pader Meshkalla në art, mjafton me lexue një artikull të Tij që kishte titullin: “Art e moralitet”, botue në gazetën e përdyjavëshme “Tomorri i vogël”, në Tiranë, me 15 gusht 1942. Artikullin e përfundon kështu: “Kush mbjellë erë, korrë stuhi, thotë një proverb i huej”. Ai që e lexon tashti atë artikull asht zor me e kuptue se Pader Meshkalla artikullin nuk e ka shkrue sot.

Nuk fliste kurrë gjatë për kohën e shkueme. Piksynimi ishte tek e ardhmja. Parashikimi i saktë për kohën që vjen asht veti e figurave të mëdha, pikërisht ajo që sot na e quejmë aktualitet e që gjithmonë asht thirrë: “Pavdeksi”.

ART’ E MORALITET

Arti nuk bazohet (identifikohët) me moralitet, as nuk mjafton me kenë njeri i ndershëm, për me kenë artist.

Nuk mund të gjykohët vlera e bukurisë me kritere të një rendi tjetër, as nuk mund t’i rëzervohët nënshtetësia vetëm atij frymëzimi, që vehët në sherbim të një ideali jashta artit.

Nuk mjafton për shembull që romani, drama, vjerrsha, të kenë një përmbajtje patriotike, për me u quejtun vepra arti.

Një atdhetar i mirë, mundët me kenë një shkrimtar i keq: si, dhe, një moralist i mirë, mundët me kenë një stilist i keq.

Arti për me kenë art duhët me kenë ma sëpari, shprehje e gjallë e bukurisë. Në këte vështrim (pozitiv dhe jo eskluziv), mund të pranohët teoria “art për art”. Megjithkëte, arti, simbas natyrës së vet, nuk gëzon një pavarësi absolute prej çdo ligje jashtë-artistike, nuk asht amoral.

Po të ishte prodhimi artistik vetëm një tubë shkëndijash të lëshueme prej zhenive të vetmuem në hapsinat e vetmueme ndoshta, nuk do të kishte pasë nevojë për termometrin e ligjit moral. Por, në fakt arti jep e merr gjithshka prej shoqnisë njerëzore, e cila, natyrisht mbështetët mbi bazat e këtij ligji moral prandej, nuk ka art të vërtetë që ai me kenë në kundërshtim me ligjin e natyrës dhe pa një përmbajtje (mbrendsi) morale.

I famshmi profesor i letërsisë në Universitetin e Napolit, Fr. D. Ovidio, edhe pse pranon teorinë “art për art”, e shpjegon teorinë e vet pa rezerva kur shkruente: “Nuk do me thanë se gjykimi mbi një vepër arti do të jetë ekskluzivisht estetik.

Nuk duhët përzi elementi i thjeshtë estetik me elementët tjerë por, as nuk do të qendrohët indiferent ose kryelartë, përballë këtyne elementëve të tjerë. Arti nuk zhvillohët (JETON) jashtë botës por, asht i lidhun me të gjitha lëvizjet tjera njerëzore, me të gjitha manifestimet (shfaqjet) e tjera të jetës shoqnore madje, edhe me një njeri të vetëm. Aftësia artistike nuk asht një cilësi krejtë e veçueme, por asht e gërshetueme me cilësi të tjera të shpirtit”.

B.Croce, teoricien italian i estetikës në ditët tona shkruen: “Moralisti, me plot të drejtë kritikon disa vepra që esteti kërkon ti miratojë. Porse, arti në kulm, sikurse i afrohët përkryemjës (përsosjes), ashtu edhe i afrohet së mirës; dhe përçamja ndërmjet moralit e estetikës, vërtetohët vetëm në veprat që rradhitën ndër shkallët ma të ulta në hjerarkinë e bukurisë”. Dhe, prap në një vend tjetër thotë: “Në kjoftëse, arti gjindët përtej kufinit të moralit, artisti “si njeri” nuk asht as përtej, as këndej por, nën sundimin e tij dhe nuk mund t’i shmangët detyrave si njeri”.

Kur vepra artistike merr gjallni prej frymës së idealeve ma të larta njerëzore, jo vetëm shumëfishohët ndikimi i saj mbi lexuesa apo shikuesa, (prej shkrimjes së idealeve të larta morale, me ata thjeshtë estetike) por, edhe artisti vetë fuqizohët në cilësitë artistike që ka prej natyre.

Në kundërshtim të haptë me këta parime asht ajo rrymë gati e përgjithëshme, e cila mbron teorinë e emancipimit të plotë të aktivitetit artistik prej moralit. Kjo rrymë prej lartësive të kthjellta, pak nga pak e ka ulë artin me i sherbye spekulimeve tregtare mbi andjet e turmave, me prodhime të ashtuquejtuna “artistike”. Prej shkëputjes nga ligjët morale, sot triumfon gjanë e gjatë dhe e patrazueme ndër të gjitha degët e lamit artistik, paraqitja sistematike pornografike-seksuale.

Bukë e përditëshme asht ngallnjimi (triumfi) i shkeljes së kunorës, mbështetun mbi evolucionizmin dhe determinizmin fatal Ibseman e Zolian. Shija e shndoshtë e bukurisë mbetët shumë e shtypun nën peshën e épshit dhe, kërkohët me u zëvendsue me drogat e impresionizmave të errta të sensacioneve violente të grushtave mahnitës.

Shtrembnimi (prishja, turbullimi) i ndjesive dhe i karakterit të turmave, i frynë vetë zjarrit që ka ndezun në to propaganda e pandërgjegjëshme. Të gjitha klasat shoqnore edhe ma të pazhvilluemet, i kërkojnë sot artit sorogate (mjete fitimi falso) të lehta.

Ndër shfaqjët e filmave të dinamizueme (fuqizueme) prej sonoritetit, në vërshimin e romaneve, revistave të ilustrueme etj., turmat gjejnë një mjet dëfrimi shumë ekonomik e të përdorshëm.

Çka mund të mendohët ma e tërbueme ose e bastardhueme, ma kriminale ose ma gjaksore, pranohët, shfaqët e përhapët prej këtij pseudo-arti, tue nxitë e ndezë dëshira të shfrenueme, sidomos ndër zemra që porsa kanë fillue me bulue, tue polarizue vëmendjen e tyne kah objektët seksuale.

Kjo ndodhë sepse mosha e ré asht ajo që e ndjen shumë ma të fuqishme tërheqjen dhe shijen kah bukuria, ajo asht préja ma e afërta e këtyne pusive.

Bukuria dhe dashnia janë dhe kanë me kenë gjithmonë, gurra e pashterrshme e frymzimit artistik. Por, frymzimi mundët me kenë bujar ose shtazor; i njajti objekt mundët me kenë edukues për një mendje të pjekun dhe shkrumues apo shpartallues, për një zemër të njomë, për një mendje të pandritun ende.

Kjo asht afër mendësh. Dhe, për me e prue edhe ma afër mendësh këte të vërtetë unë pyes përgjegjësit (prodhuesa, lejuesa ose reklamuesa) e propagandës së artit amoral (e imoral): A kishit me pranue ju, që fëmijët tuej e mbarë familja e juej me zbatue parimet që proklamohen e poshtersitë që përshkruhën e zhvillohën para syve të tyne ditë për ditë, ndër libra, revista, ilustrime, piktura, filma, etj.?!..

Porse, ta pranoni o mos ta pranoni, ata kur ta kenë mësue rrugën njëherë, kurrë kurrgja ma nuk i ndalë! Frytet shihën por asht kot me kja!..

Kush mbjellë érë, korrë stuhi thotë një proverb i huaj!

 

Marrë nga gazeta e përdyjavëshme “TOMORRI I VOGËL” Tiranë, 15 gusht 1942.

 

Shenim nga F.Radovani:

“Kur vepra artistike merr gjallni prej frymës së idealeve ma të nalta njerëzore, jo vetëm shumfishohet ndikimi i saj mbi lexuesa apo shikuesa, (prej shkrimjes së idealeve të nalta morale me ato thjeshtë estetike), por edhe artisti vetë fuqizohet në cilsitë artistike që ka prej natyre”. Sejcili Shqiptar le të pyesin veten: Po sot, a mund të pranohet “rilindja” e realizmit socialist me pasojat e tij amorale, antikulturore e antiartistike? Po, per ata shkrimtarë e artistë që u varen dhe u pushkatuene, kush guxon sot me ua dhanë “pafajsinë” vrasësve të tyne barbar’ e terrorista?!

Melbourne, 13 Korrik 2021.

 

Pjesa XXVIII

 

19 Korrik 1967: Kjo ditë e nxehtë asht gjetë që aty nga ora 14.00, në pishën e zhegut, një xhips i Sigurimit të Shtetit në Shkoder, me u ndalue para Gjykatës së Rrethit (tek shtëpia e Dr. Kadukut), dhe në mes të një grupi policësh të mbërthyem me armë në dorë, rrethohet një Burrë që shihet me vështirësi i lidhun duersh me hekra, imcak, i shkurtë, me ecje të shpejtë e hapa të vegjël, i kapun për krahësh nga këta bisha të egra e të çapërdisuna si zakonisht edhe pse gjahu asht i lidhun në pranga, dhe gati pa i takue kambët për trotuarin e rrugës, e fusin në godinën trekatëshe të Gjykatës, shkapesin derën me forcë dhe.., vetëm ndihen shulat e mbrendshëm që ndalojnë hymjen e cilitdo kalimtar… Kishte disa ndigjues të “zgjedhun”!

… U çue para mikrofonit dhe para se me fillue me folë rregulloi koletin e këmishës, jakat e xhaketës, tërhoqi pak xhaketën e zhubulosun nga mbrapa, tue u mundue me u rregullue për mos me dalë i çkujdesun në fotografi. Ishte Pader Pjeter Meshkalla. Kryetari i gjyqit, Muhamet Tyli, i tha: -Fol, shka ke me thanë fjalën e fundit!.. Ra një heshtje…

Pader Meshkalla iu afrue mikrofonit e tha këto fjalë:

“JU MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË DAL, SEPSE JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJNË KENI ME HANGËR, E ATY ASHT FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”

  • Padër Pjetër Meshkalla (Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)

 

Melbourne, 16 Korrik 2021.

 

Pjesa XXIX

“Edhe një HERO ma pak!”

1988, KORRIK 28… Në Shkoder…

Një ditë vere e nxehtë me të marrë frymen, si ngjet jo rradhë në qytetin tonë të Veriut. Një taft si në gryken e furrës…

Edhe pse kishte kohë që At Pjeter Meshkalla nuk ndihej mirë me shndet, lajmi i asaj ditë ishte i papritun per Shkodranët.

Ai lajm u hap në kater anët si t’ binte rrfeja: “At Meshkalla nuk rrnon ma!” E, ndoshta, per shumicen ishte i pabesueshëm…

Kur perfundoi 25 vitet e burgut komunist Ai ishte 76 vjeç, po a e besonin këte ata që kanë pasë fatin me e njoftë atëherë? Nuk besoj! Ai kishte një mendje të freskët dhe gojen shpatë, po kur e lypte rasa, fjala e Tij ishte aq e ambel e joshëse sa, ne nuk na bahej me u shkëputë prej Tij me orë të tana. Atë ditë nuk besoj se ka mbetë kush në Shkoder pa u pikllue në zemer!..

E pra, na la edhe Pader Meshkalla! Populli i Shkodres pa dallim Feje e percolli me dhimbje në Shpirt Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij. Dijetarin mendjendritun e puntorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të rinisë e kundërshtarin e papërkulun dhe të pathyeshëm përballë diktaturës barbare komuniste. Shqipja me kthetrat e Saja ka skalitë atëditë në një shkamb:

“Edhe një HERO ma pak!”

Melbourne, Korrik 2021.

 

Pjesa XXX

Prof. SAIMIR LOLJA

FATHER PJETËR MESHKALLA S.J.

by FRITZ RADOVANI

2nd Edition, 2004

The reader can touch the first book dedicated to an Albanian Catholic priest’s life and deeds. The book saw publication after the collapse of communism in Albania in 1991. Fritz Radovani is passing on to readers his collections for an impressive and noble figure from the Albanian Catholic clergy. He was Father Pjetër Meshkalla S.J. who carved on the stone: “The first name I have received on earth and which I have kept with honor is the name Albanian, and I will remain Albanian until my death”.

In the first part of the book, the author describes the friendly experience that he and his family had with Father Pjetër Meshkalla. He recalls Father Pjetër Meshkalla as an Albanian nationalist, a true Jesuit, authoritative in philosophy and theology, and a sharp voice for moral and human values. The author reveals him as a brave scholar with unbreakable character and a strong defender of free speech and justice.

The second part of the book contains poems and articles authored by Father Pjetër Meshkalla and published in the press until 1945. For Father Pjetër Meshkalla, the sonnet starts where the philosophy ends. For him, gratification is the triangle of goodwill, agreement, and cooperation, and advancement is itself a product of actions based on sound principles. He wrote that we could not say that we value and love our faith if we condemn the other beliefs because the faith touch is a matter of personal conscience.

Albanians of different religions are, first, Albanians. Therefore, we should be a brother to all, and peaceful coexistence is a reality.

The third part of the book exposes a summarized curriculum vita for Father Pjetër Meshkalla. He was born on 25 September 1901 in Shkodra.

He received his early education in Shkodra and then went to Linz in Austria to study Theology. Until the age of 33, he continued his theology and literature studies in Slovenia, Poland, and Italy. He chose the path of Jesuit Order S.J. After he qualified as a priest, he returned to Albania and was assigned to teach in the Jesuits’ elementary school and later as a professor in their Seminar. Those who were acquainted with him recall his deep background, persistence in education, determination for improving his writings and poems, and his attention to Albania’s future and advancement.

He founded the youth assembly Shën Gjon Bosko in Shkodra in 1934. He relocated to Tirana in 1937 and initiated a similar body, Shën Pjetri. In 1938, he participated in the inauguration in Tirana of the Church of the Jesuits, “The Heart of Jesus”. In 1942, he openly expressed that partisans fighting under the direct leadership of Yugoslav and Albanian communists were soldiers of Tito and Stalin. Therefore, they were not going to bring freedom and democracy to postwar Albania. He was against any dictatorship. In addition to publications and speeches, Father Pjetër Meshkalla and Father Gjergj Fishta told their students in 1940 not to salute in a fascist way.

The fourth, fifth, and sixth parts of the book divulge through publications and pieces of evidence the inflexible disposition of At Pjetër Meshkalla in facing the communist regime both before his arrests and in prison. His first arrest by the communist regime came in 1946, and he remained in jail until the end of 1961. In April 1967, he was again arrested and sentenced to ten years in prison.

After Father Pjetër Meshkalla got out of jail in 1977, he returned to Shkodra and stayed there until the end of his life on 28 July 1988. All citizens of Shkodra, of all faiths, expressed their farewell to him. The year 1967 was the year when anything religious became outlawed by the Albanian communist state. The freedom of speech and belief reappeared only in 1990, and Don Simon Jubani held the first Catholic mass on 11 November 1990 in Shkodra.

Father Pjetër Meshkalla considered the Albanian Catholic Clergy as the most heroic clergy in Catholicism history.

There were only 32 years (1912-1944) of opportunities to form the Albanian Clergy, yet that period produced more catholic martyrs and heroes than any other clergy in the world. He was always worried about having young people educated with a strong background and well-built character. He exerted so much energy in this direction that his ex-students even today are proud of having him as a teacher. The time proved his saying: “If people express their thoughts freely, this [communist] regime will fall soon”.

His intelligence was like a seal for his colleagues and friends, including the clerics of other beliefs. When he was in the prison of Burrel, his maxim was “Brother with all, independently of religious belief,” and his wisdom was definitive to all. His fellow sufferers in prison, independently of their spiritual beliefs, always helped him, and he helped them. The book ends with the official award “Beacon of Democracy” given to Father Pjetër Meshkalla S.J. by the President of Albania in September 1992.

Book Review by Saimir Lolja

Assoc-Prof, PhD, PEng

Canada, July 2011

………………………………

 

Shenim F.R.: Falnderoj Prof. Saimir Lolja per perkthimin e këtij materiali me shumë vlerë, per njohje nga rinia Shqiptare.

Melbourne, 26 Korrik 2021.

 

Pjesa XXXI

Kujtojmë Prof. ARSHI PIPEN në 101 vjetorin e lindjes:

Prof. ARSHI PIPA (1920 – 1987)

ALBANICA

A Quarterly of Albanological Research and Criticism Editor: Arshi PIPA 27 – nandor – 1993

I dashtun Fric,

…Devocioni juej ndaj At Mëshkallës asht shembullor. Edhe shkrimi asht në rregull, i rrjedhshëm dhe shprehës.

Ka të meta në pikëzim, por ti shkruej, shkruej…se ka me dalë ndonji … si unë e ka me i rregullue pikat e presat…. Prap, po përsëris ti vetëm shkruej!..

Ju lumtë ju për guximin me i kujtue klerikët katholikë, se ata që pranojnë me shkrue në gjuhën e ndysuar, tue pasë trashigue gjuhën e Bogdanit, të Fishtës e të sa tjerë klerikëve shkodranë e Gegë, ata veçse turpnojnë vetën.

Më vjen shumë mirë me ndigjue se Patër Meshkalla asht nderue me nji ceremoni e cila qenka incizue prej jush.

Me At Mëshkallën kam pasë miqësi, tue çmue fort karakterin e tij, e të cilit i përshtatet si pak kujt binomi i Fishtës për “Atme e Fé”.

Tue ju urue çka ju don zemra,

Arshi Pipa.

Bashkë me këte letër të Prof. A. Pipës, kam marrë edhe një letër tjetër nga Z. Juljan Çefa, po nga Amerika, dhe po kaq të ngrohtë sa letra e të nderuemit Profesor. Mbetëm mirënjohës!

Melbourne, 2002. Autori.

Prof. Arshi Pipa, shkruan për Padër Mëshkallën: …Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi”.

Në muejn qershor të vitit 1992, me rastin e vizitës së Prof. Arshi Pipës në Shkodër, një grup qytetarësh organizuem një peticion për dekorimin e At Pjetër Mëshkallës. Firmën e parë e mora nga Profesor Arshi Pipa, në muzeun e Shkodrës dhe tue nënshkrue, Ai më tha këto fjalë: “Asht kënaqësi e madhe për mue me nënshkrue këtë peticion për një Burrë të Madh të Kombit tonë si ishte Padër Pjetër Meshkalla. Sigurisht, Ai ka me u dekorue me Titullin ma të naltë shtetnor, por për artistët ka për të qenë e vështirë me ngritë atë monument, në të cilin mund të shprehet Shpirti i Madh i Këtij Meshtari Katolik!

U lumtë për këte mendim që keni dhe Ju falëmnderës, që më keni nderue me vu firmën e parë për një njeri të madh siç ishte Padër Meshkalla”!

Shkoder 1992.

Shenim F.R.: Figura të mëdha, që vështirë se i vijnë ma qytetit tonë. Një nderim i madh edhe per Popullin e Shkodres.

Sot nepermjet këtij shkrimi perkujtojmë edhe 101 vjetorin që u le i Madhi dhe i paharrueshmi Prof. Arshi Pipa!

Melbourne, 29 Korrik 2021.

 

 

Pjesa XXXII

 

DON MIKEL KOLIQI PER AT MESHKALLEN:

KARDINAL MIKEL KOLIQI (1900 – 1997)

Kur u lirue nga burgu Don Mikel Koliqi, nuk ishte ende Kardinal. Shkova një ditë per me marrë disa shenime rreth biografisë së Tij. Don Mikeli ishte nder ma të njoftunit klerikë per shumë rrethana të jetes së Tij të salvueme pa shkak nga komunizmi diktatorial dhe totalitar i Ever Hoxhës. Koha e gjatë e burgut e rreshtonte edhe Don Mikelin nder figurat ma të nderueme të Klerit Katolik Shqiptar. Kishte pak ditë që ishte aprovue nga Presidenti i Republikës së Shqipnisë titulli i naltë per Klerikun At Pjeter Meshkalla S.J., me medaljën e artë “Pishtar i Demokracisë”. At Meshkalla ishte i pari Klerik Katolik që dekorohej me at titull në Shqipni.

Mbas At Meshkallës, mendova se duhet me i plotsue edhe dokumentat e Klerikut po aq të Nderuem Don Mikel Koliqi, që porsa ishte lirue mbas 38 vjetesh burg pa dijtë pse u burgos.

Kur i tregova qellimin e shkuemjes i erdhi mirë dhe, mbasi i tregova se në ato ditë dekorohet edhe At Pjeter Meshkalla, më shterngoi doren me knaqësi të madhe. Don Mikeli ishte nder firmëtarët e peticionit, dhe kur pat nenshkrue me gzim të madh më pat thanë: “Pader Meshkalla e meriton, mbasi Ai nuk asht arrestue kur i ka ra ndër mend atyne, por me punën e palodhun të Tijën në drejtim të Fesë dhe të Atdheut, ua ka shti Ai ndër mend atyne arrestimin, gja të cilën, na të tjerët nuk e kemi ba” (1992).

Ndoshta, kjo asht një thanje e veçantë per At Meshkallen, po duhet cilsue se po aq e panjoftun asht kenë edhe nder vendet tjera ku diktatura komuniste ka zhdukë mija e mija njerzë. E kjo veper e ban edhe ma të veçantë heroizmin e Tij.

Po ato ditë pra, plotsova edhe dokumentacionin e Klerikut të njohun prej popullit të Shkodres, Don Mikel Koliqi, famullitar i Shkodres per një kohë të gjatë para 1944 e deri në 1946, kur u pat arrestue perherë të parë nga sigurimi komunist.

Don Mikeli ka lanë gjurmë të pashlyeshme edhe në muziken tonë atdhetare. Shumë vepra të Tijat u vune nder skena deri në vitin 1946. Po mbi të gjitha duhet kujtue dhe asht kenë i pranishem kudo nder vuejtje qendrimi i Don Mikel Koliqit paharrueshem nga bashkvuejtësit e Tij, nder hetuesi e kampet e interrnimit si dhe burgjet e panumrueshme që ka kalue… Kur e pata pyet: A i kujton kampet e interrnimit dhe burgjet që ke provue, më asht pergjegjë: “Nuk besoj se i ka të sakta edhe arkivi…Janë shumë!!” Kujtonte me saktësi vetem dishmitarët dashakëqij dhe shpifsa… Gjithmonë me kusht “harrese”…

Medalja e Don Mikel Koliqit ishte e dyta që i jepej një Kleriku Katolik Shqiptar.

Në vitin 1994 Papa Gjon Pali II, e thirri Don Mikel Koliqin në Vatikan, dhe me një ceremoni madhështore e emnoi Kardial. Don Mikeli ishte Kardinali i Parë Shqiptar…

Kardinali Koliqi i perket asaj epoke të pafund në rrugen e mundimeve… Një Kalvar i vertetë!

Melbourne, Gusht 2021.

 

Pjesa XXXIII

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot”!

Kjo thanje e At Meshkalles u ngulit në mendjen e çdo Shqiptari që e ndigjoi kur Ai, i tregoi “revolucionarve” ateistë e antiatdhetarë se shka po bajnë kunder Fesë.

Fotot e Kathedrales së Shkodres së Rindertueme mbas 1991… Flasin per shka paralajmoi At Meshkalla! Po në gjithë Shqipninë sa u rindertuene?

  • At Pjeter Meshkalla shkruen: “…Na jemi gurët (të mëdhej o të vegjel) të hjedhun në fillim, të cilët zhduken e nuk shifen ma, por janë në thëmel të parë! Qé, ambicioni i themelit.

M’u zhdukë e mos me u pa ma!…”.

Gurët e Atij themeli asht e vërtetë se komunistëve iu dukën të vegjël. Ata menduen se Ata gurë me të vërtetë do të zhduken e nuk do të shiheshin ma në truell të Gjergj Kastriotit. Ndoshta, mendohej se dallgët e atij “Revolucionit” do të rrafshonin bashkë me gurët “që kishin fillue me nxjerrë krye”, e pikërisht me Ata gurë, që ishin vu mbi thëmelet e kulturës Europiane edhe Heronjtë, që kishin la me gjakun e Tyne Ata themele. Por koha tregoi se Gurët e parë nuk kishin luejtë, nuk ishin thye, as nuk ishin ciflosë e plasë, nuk ishin shkatrrue dhe as rrokullisë, jo, kurrë! Ishin Aty!

  • ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin e Parë të Epokës mbas Krishtit nga Shen’Pali, po, edhe sot Ata gurë po mbroheshin nga Pjetri, që tha:

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!

  • Ju, prishni Kisha e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!…”.

Komunitetet Fetare Shqiptare duhet me i dokumentue këto ngjarje per njohjen nga Rinia Shqiptare, që ajo të shohin me sy kush ishte komunizmi bashkë me “ata” që, dhe sot vazhdojnë me kenë “heronjë” në Shqipni?…

Ky pra ishte i Madhi At Pjeter Meshkalla!…

Melbourne, 13 Gusht 2021.

***

 

Pjesa XXXIV

 

BURRNESHAT SHKODRANE…

KJO ASHT DISHMITARIA SHEKULLORE…

Pikërisht ato ditë marsi të 1967, kur në Shkoder u rikthye prap frika si në vitet e para të ardhjes në drejtimin e shtetit shqiptar të komunistave vrastarë, po më ripërtrihej në mend ajo ngjarje, që para vitit 1954 ka ndodhë në shtëpinë e njenes prej këtyne Burrneshave jo të pakta në qytetin martir, një grueje shkodrane me brandavekë e me bohçe të bardhë, që nuk iu hoq gjithë jetën bashkë me at’ shami si futa mbi kryet e saj…

Ishte njena prej Atyne Nanave që rrëkaja e lotëve të Saj ende të pathamë kishte lá gurtë e Zallit të Kirit të pergjakun nga i biri!.. Besoj se shumë shkodranë të moshes sime i kujtojnë kaçubat e ferrave mbas murit të Rrëmajit, ku pikrisht aty shprazeshin në mengjes heret pa dalë drita mbi trupat e Rinisë trime të pafaj automatikët e vrastarve të Sigurimit të shtetit, aty ndizeshin nder kaçuba qirinjë e kandila në kujtim të Atyne të vramve…

Po a mbylleshin Ato të shkreta gra e plaka apo motra, në ato shtëpija mbasi ju vriteshin loçkat e zemres?! – Jo, jo…

Gjurmimet e Sigurimit të shtetit nuk kishin fund, mjaftonte një njeri i keq me ju krijue dyshime dhe, të ardhmen darka fillonte gjurmimi dhe kontrolli jo vetem i atyne shtëpijave, po edhe i atyne komshijve që komunikonin me ato fatzezë…

Vertetë që Ju vrane djelmët, po gjurmimet nuk ju ndanin…

Nder ato shtëpi ngjarjet tronditëse nuk kishin fund… Fillonin nder qytete e vazhdonin deri thellë në Malësi e katunde…

E pra, shumë prej Tyne edhe pse të mbetuna shkret e pa djelm në voter, vazhdonin me pritë të zezat tjera që i sillte Sigurimi…

Një ditë Sigurimi i Shtetit i kontrolloi edhe shtëpinë përdhese njenes prej këtyne Nanave fatzeza dhe, mbasi i dogj edhe një figure që i kishte mbetë e fshehun nën kllef të jestekut, figurën e Zojës së Shkodrës, me të cilën ngushllohej e flinte, njeni prej mizorëve katila u suell dhe e pyeti Nanen me futen e zezë n’kry: “Hë, plaké…fol, a ke më ndonjë gjë tjatër të fshehur?” Padër Meshkalla më pat tregue se si Ju përgjegj Ajo plaka Shkodrane mbasi u çue në kambë, i ngulë sytë njenes bishë që pyeti e i tha: -“Po, kam edhe një gjâ që ju nuk keni si me ma marrë! – dhe mbasi vuni dorën në ballë ju tha pa u tutë: -“Kam edhe këté:

Në Emën të Atit e të Birit e të Shpirtit Shejtë e Ashtu kjoftë”!

***

E pra.., Kjo Nanë Shkodrane… Sot, nuk ka monument… E sa kishte Shkodra e Malsia e Veriut nga Këto Nana?! Ah Rozafa ynë… Vetem Ti o Razafë.., i di të gjitha… Nder muret Tua Ata Emna nuk fshihen kurrma!

Melbourne, 20 Gusht 2021.

 

Pjesa XXXV

B.B. (Burgu Burrel)

Një kasaphane e vertetë njerzish…

HAFIZ ALI TARI (KRAJA) (1900 – 1973)

Per çdo njeri që komunistët mendonin se nuk duhet të dalin ma nga burgjet e mnershme të diktaturës së Everit, ishte një nga qendrat e zhdukjes së tyne që thirrej Burgu Burrel…(B.B.) Ata që e provuen edhe vetem një ditë.., mund të flasin një vit!

Ndersa rinia Shqiptare që vuejti me vite aty, mund të tregojnë një jetë në thertoren e një Bote të papersëritëshme kurrma! Nuk ishin të paktë as Profesorat e pranguem, dhe as breznitë e tana që provuen dhunen ma barbare të komunizmit vrastar…

Klerikët e të gjitha besimeve ishin dijetarë të provuem në jetë. Një prej Tyne ishte edhe Hafiz Ali Tari (Kraja) nga Shkodra. Kujtimet e rinisë shkodrane dhe asaj Shqiptare per Hafizin, ishin ma të perkryemet tue fillue nga fjala e Tij në pak vite të shkueme, me rasen e vorrimit t’ At Gjergjit Madh në fundin e vitit 1940 në qytetin e Shkodres. E rinia nuk kishte si mos me e kujtue nderimin e Hafizit per At Fishten e pavdekshem!

Hafizi nderohej dhe respektohej edhe per mardhanjet e mira që kishte me besimtarët e të gjitha Besimeve tjera në Shqipni.

Në burgun e Burrelit Hafizi kishte krijue rrethin e vet me atë brez rinije që edhe Ata, i nderonin dhe respektonin Klerikët e Besimeve të tjera, ashtusi i mësonte vazhdimisht “Mësuesi”…

Vlera e madhe e atyne mësimeve të mrekullueshme vazhdon edhe sot me kenë e panjoftun per Shqiptarët. Pa hy në mësime Shpirtnore, unë do të ndalohem tek “mësimet e dashunisë së rinisë sonë me parimet e Vllaznimit dhe të qendresës së Saj”.

“Jemi të gjithë Vllazen të të gjitha Besimeve pa asnjë dallim. Të gjithë jemi Shqiptarë dhe pasues të Heroit tonë kombtar, të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Të gjithë së bashku këtu, kemi vetem një Atdhe, Atdheu i ynë asht Shqipnia! Prandej, duhet të qendrojmë si Burrat, që neser me i sherbye Këtij Atdheu! Shpresa e Atdheut jeni vetem Ju Rinia Shqiptare, me parimet e shndoshta Europjane të moralit dhe të Fesë!

Ju flas me fjalët e daluna prej zemres sime!”…

Dhe në mbyllje Hafizi Ju thonte: “Kjo nuk asht vetem porosia e ime… Kjo asht porosia e të gjithve ne që presin nga Ju! Mbasi, kështu si po tham unë, ashtu ka thanë edhe Pader Meshkalla!”

***

Gurë granitit kishte kultura Atdhetare e Fetare Shqiptare.

Të pathyeshem po, por edhe të vendosun deri në fundin e jetës së Tyne të pafund nder burgje dhe, pa asnjë shpresë Lirije! Morali i Tyne edhe sot shndritë mu në mes vuejtjes, torturës dhe errsinës barbare e shnjerzore si një rreze drite brilanti, që nuk e shuejnë as e dobsojnë rrezatimin e Tyne, asnjë nga ato vepra të dhunëshme që ka ushtrue ndaj Asaj Rinije heroike, perbindshi ma i mnershem i marksizem leninizmit si dhe ai shkelës i pashpirt i të gjitha të drejtave të Njeriut, ndaj të gjithë Shqiptarve.., mos i harroni kurr ata qinda e mija të vramë, të zhdukun e të vujtun nder hetuesi, burgje e kampe pune e interrnimi, me dhjetra vite vetem krime nga tirani e krimineli, vrastar e barbar i pashpirtë: Tradhtari Ever Hoxha. ***

Shqiptarë të Nderuem e t’ vuejtun nga diktatura shnjerzore! Qendroni të pathyeshem ashtusi patne qendrue “Gurt’ e Parë”! Kurr mos e harroni porosinë e të nderuemit Hafiz Ali Tarit që: “Kështu asht… Se, kështu, ka thanë edhe Pader Meshkalla!”

Melbourne, 28 Gusht 2021

Pjesa XXXVI

 

Rreth datës 14 Nandor 1990…

 

Në Varrezat Rrëmaj të Shkodres.

Pak vite ma parë mësova një të fshehtë për Pader Mëshkallën… Ishe me një gazetar anglez në varrezat e Rëmajit, pak ditë mbas hapjës së Kishave, kur papritmas afrohët një vajzë e re dhe më kërkon me folë me gazetarin. Fol, i thashë, se nuk të ndalon kush ma me folë me té, po a din ti me folë anglisht? –Po, m’u përgjegj ajo, dhe menjëherë u afrue e filloi me i folë rrjedhshëm gazetarit. Ajo i tregoi atij kënaqësinë që ndiente për hapjen e Kishave në Shqipni, edhe pse ajo kishte lindë mbas mbylljes së tyne, në vitin 1970. Ajo i foli për bindjen e plotë që kishte prej kohësh, se do të vijnë kjo ditë, sepse, kur e pyeti gazetari si të asht krijue kjo bindje, vajza, me krenari, ju përgjegj: “Unë e dijsha se do të hapën prap Kishat në Shqipni, madje edhe shpejt, se këte ma ka thanë Mësuesi em, Padër Meshkalla. Unë jam kenë nxanëse e Tij. Ai më ka mësue fshehtas uratët e para, katekizmin. Ai më ka kungue sëpari. Madje, Ai më ka mësue edhe anglishtën tue më nxitë se ka me tu dashtë njëditë dhe, qé, sot unë po flas me ju! Unë jam krenare, sepse kam kenë nxanësja e fundit e Tij. Prej Tij kam mësue moralin fetar katolik, prej Tij kam mësue çdo gja të mirë, se vetëm mirë dinte me mësue Padër Pjetër Meshkalla!”.

Vëreni me kujdes artikujt, programet, metodat e punës së Tij me RININË dhe, keni me pa se sot, ajo Bota moderne dhe e përparueme, që mbështetet dhe ecën drejtë në shina të sigurta mbi parimet e shëndoshta të edukatës dhe moralit, përdorë ato metoda edukative e kulturore, që përdori At Meshkalla i Madh i Shkodres, pra jo pak, por 85 vjet ma parë, bash në Shqipninë e atëherëshme dhe të “mbrapambetun”!

Kjo vepër aq e vlefshme dhe aq e madhe kje e përditëshme dhe e pandërpreme deri në fund të jetës së Tij.

Vepra e Tij si Bari i Mirë, mbeti kudo ku Ai vuni kambën, edhe pse ujqit komunistë ishin gjithnjë tue pré delet dhe qingjat. Ndonse i survejuem, kudo e gjithmonë me Sigurimin mbas shpine, tue e vrojtue se ku po hyn, sa po rrin, shka po ban, me ke po rrin, shka po flet, prej kah erdhi, ke takoi rrugës, kush e ndaloi, a i dha gja dhe, a lanë takim prap për nesër, e në mënyrë të posaçme, kush i shkon në shtëpi?.. Ai nuk u përkul, Ai nuk e njohu frikën, po vazhdoi me punue pa u lodhë si Misionar i vërtetë që ishte, gjithmonë i vorfën për nga ana materiale, por gjithmonë i pasun me virtytet e Shpirtit.

Ishte i lindun, i edukuem dhe i brumosun për me ndihmue të tjerët me moralin Kristjan, me edukatën humane e kulturën europiane, me rregullat njerëzore, normat dhe mënyrën e Tij MESHKALLJANE, një rrugë krejt origjinale, gjithmonë e pa shkelun, e pastër për nga ana morale e shpirtnore në sherbim të shoqnisë njerëzore në të gjitha pikëpamjet, ashtu si ishte edhe Ai vetë. Ajo edukatë ka kenë, asht edhe sot e do të mbetët e pavdekëshme për të gjithë Popullin Shqiptar e Rininë e tij, që me vepra Ai provoi se, e desht dhe sakrifikoi për té aq shumë!

Mënyra e sjelljes së At Mëshkallës me Rininë tonë e kryesisht me ate të burgosunen nga komunistët barbar nder burgje dhe në kampe pune dhe shfarosje, do të mbetet nder kapitujt ma të çmueshëm të edukimit shpirtnuer e Atdhetar Shqiptar!

Pader Meshkalla asht modeli i persosun i antifanatizmit dhe i unitetit kombtar mbi parimet ma të njoftuna të asaj Botë që, edhe Europa moderne e sotme duhet të mësoj prej saj…

Parimet e Tij pedagogjike të edukimit nga shkolla fillore e deri n’ universitetet e sotme, janë të pakundershtueshme e brilante! Atëherë cila asht arsyeja që shkollat tona Shqiptare (mbrenda e jashta shtetit), nuk permirsojnë programet e tyne gjysmake? Deri kur do të vazhdoni me punue me kaq zell per zhdukjen e Letersisë së Veriut? Deri kur do t’i mungojnë shkollave tona:

Don Aleksander SIRDANI

At Anton HARAPI OFM.

Anton LOGORECI

At Anton LULI S.J.

At Anton ZANONI S.J.

Prof. Arshi PIPA

Bajame HOXHA ÇELIKU

Prof. Bep ZORBA

At Bernardin PALAJ OFM.

At Benedikt DEMA OFM.

Branko MERXHANI

Dedë GAJTANI

Engjëll RADOJA

Prof. Ernest KOLIQI

Et’hem HAXJIADEMI

Prof. Faik KONICA

Prof. Filip FISHTA

Prof. Frano ALKAJ

At Gjakomo GARDIN SJ.

At Gjergj FISHTA OFM.

Gjergj PEKMEZI

Gjush SHELDIJA

Prof. Guljelm DEDA

Havzi NELA

Helena LULI

Ilo Mitkë QAFZEZI

At Justin RROTA OFM.

Prof. Karl GURAKUQI

Don Kolec PRENNUSHI

Kolë Bib MIRAKAJ

Kolë THAÇI

At Konrrad GJOLAJ OFM.

Krist MALOKI

Prof. Kristo FLOQI

Don Lazer SHANTOJA

Prof. Lef NOSI

Lek PERVIZI

At Luigj MARLEKAJ OFM.

At Marin SIRDANI OFM.

At Mark HARAPI SJ.

Prof. Martin CAMAJ

Prof. Mati LOGORECI

Prof. Muzine KOKALARI

Mustafa KRUJA

Prof. Namik RESSULI

Ndoc VASIJA

Don Ndre ZADEJA

Don Nikoll GAZULLI

Prof. Nikoll DAKA

Don Nikoll MAZRREKU

Prof. Mark DEMA

At Pashko BARDHI OFM.

Pjeter GJINI (Humorist)

At Pjeter MESHKALLA SJ.

Imzot Preng DOÇI

Qemal DRAÇINI

Prof. Sami REPISHTI

Simon SHUTERIQI

Prof. Skender BUÇPAPAJ

Prof. Tajar ZAVALANI

Imzot Vinçenc PRENNUSHI

Zef HARAPI

At Zef SCHIRO SJ.

At Zef VALENTINI SJ.

Zeqir LUSHAJ

Zoj XOXA

(Rreshtimi asht ba me shkronjen e parë t’ emnit shkrimtarit.)

Mungesa e këtyne Emnave nder shkolla ka arsyen e shkrueme nga Viktor Hugo: “Letersia asht qeverisja e njerzimit nepermjet mendjeve njerzore” (1878). Shqiptarë!Pyetni veten: Pse sot nuk vlejnë këta Emna të Nderuem!

Shenim F.R.: I kërkoj falje ndonjë Emnit të harruem padashje…

Melbourne, 3 Shtator 2021.

 

Pjesa XXXVII

 

At Meshkalla tha: “Po formoni nji brezni…”.

Universiteti i Tiranës

29 PRILL 1967…

Kur At Meshkalla foli per “brezninë që po formohet”, Ai ka lanë një testament shumë të saktë per “edukimin komunist të rinisë shqiptare”, tue percaktue thalbin e             frymes marksiste – leniniste, dhe pikrisht këte e ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodres: “…Po atë efekt  kanë  ba  fushatat  e  çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.

Sot asht mundësia ma fort se kurr me dashtë me pa me sy ate që At Meshkalla e tha 60 e sa vjetë përpara. Ata që nenvleftësuen aso kohe thanjet e Tij, sot po i shohin të gjitha parashikimet në realitetin Shqiptar. Mos harroni se jeni tue shkombtarizue Shqipninë dhe tue e shperba me dëbimet, largimet dhe metodat ma të turpëshme të aplikueme nen masken “Open Balkan”, një formulë e bazueme kamb’ e krye në tradhti ndaj Atdheut dhe vetem në tradhti të trashigueme prej Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, Ever Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Mehmet Shehut, Haxhi Leshit, Ramiz Alisë e deri tek Edvin Ramoviqi, që kerkon rikthim në ate që quhet “parcela anadollake turke”.., në “oborrin sllav”. Asnjë veprim i qeveritarve anadollakë në Shqipni nuk ka asnjë lidhje as tregtare, as kulturore, as politike me Bashkimin Europjan, perkundrazi gjithshka veprohet dhe punohet me paramendimin antieuropjan, ose e thanun ma haptas “antinjerzor me antiqytetnim”!

Ma sakt këte e percakton qendrimi qeveritar dhe ai i Akademisë Antishkencore të Tiranës sllavoanadollake, tue shlye nga tekstet shkollore e universitare të gjithë Emnat e Nderuem të Shqipnisë së Veriut, kryesisht Ata të besimit Katolik, që nuk kursyen as jeten per Atdhe!

 

Urrejtja per Flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, kur rikujtojmë thanjen: “Po mos t’ ishte nji Ky Burrë, kurr në Shqipni s’ u ngrit Flamur!”.., na çon pa asnjë kthesë tek sheshimi i turpshem i shtëpisë së Atdhetarit Nderuem e të Pavdekshem Shkodranë Luigj Gurakuqi! E me siguri, qellimi i vrasjes së pabesë së Tij vazhdon ashtusi në fushat tjera kunder Veriut, tue zhdukë dhe shfarosë kushedi sa dokumenta nga ata që ka dorzue i Ndjeri Gjon Kamsi, kur u ba “Shtëpi Muze” ajo shtëpi.

Pak parashikues t’ asaj që po ngjet në Shqipni njofta si të Ndjemit dhe të paharrueshmit At Pjeter Meshkalla, Osman Kazazi e Prof. Mentor Quku…

Melbourne, 16 Shtator 2021.

 

 

Pjesa XXXVIII

MUZEU ATEIST SHKODER I VETMI NË BOTË…

“Piknisja e çthurjes së trunit tek rinia Shqiptare n’komunizëm, asht kenë dhe asht ateizmi”.

(F.Radovani. 1991)

Me daten 29 Prill 1967, ora 17.00 At Meshkalla, u thirr në Institutin Pedagogjik në Shkoder, ku u arrestue… Para se t’a arrestonin Ai ka ju thanë:

“Unë them se me këte luftë kundër fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni”. Asnjëherë nuk ka me kuptue bota se, ku kishin mbërrijtë me e çue me format ma kriminale të shkretin popullin tonë phqiptar komunistët.

Premtimët, deklaratat solemne, propaganda e rreme dhe mbi të gjitha “liritë dhe të drejtat e garantueme me Kushtetutë”… (Të dokumentueme prej PPSh).

Ishin atëherë dhe janë edhe sot, dokumentët ma të sakta që vërtetojnë paturpësinë e pakufi bash t’ atyne komunistëve barbar, që nuk kishte cep pa e mbushë mbarë Shqipninë me hetuesi, burgje, kampe shfarosje, kampe interrnimi, qendra spijunazhi, ferma, miniera, vepra kanalizimesh, ndërtime repartesh, fabrikash e kombinatesh, aeroportesh, me të burgosun dhe të interrnuem, që shërbenin për kalbëzimin e jetës së rinisë në ata vende të mnershme, e që të gjitha së bashku, thirrëshin me emnin e njohun nga Europa: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”.

Ky ishte Shteti i parë në Botë: “Pa Fé”! Me Kushtetutë, madje, tue kenë në zemer t’ Europës edhe anëtare e O.K.B.-së.., me datë 9 qershor 1973, në Shkodër hapet

“Muzeu Ateist”… Na duhej edhe ky turp: “I vetmi në gjithë Botën”.

Por, atë turp që diktatorët Ever Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi etj.., që dishronin me i lanë Shkodres, e morën me vete… Një mësim per kohen e shkueme dhe t’ardhshme…

R.P.S.SH. –ISHTE NJË BURG – SHTET- i rrethuem në çdo pëllambë në tela me ferra, mitraloza e zagar të Sigurimit komunist! Ma mirë se gjithshka, sot flasin shifrat e PASHPALLUNA të të vramëve, burgosunve, t’ interrnuemve, të zhdukunve pa asnjë dokument, që vazhdojnë me u mbajtë të mëshefuna n’ arkiva…

A e dini se në rrashtat e atyne vrastarve dhe, mu në ballin e tyne, sejcili ka numrin e të vramëve prej tij? Shikoni vetem dokumentat e firmueme nga njeni prej kriminelëve vrasës në Shkoder, Aranit Çela, dhe keni me gjetë mbi 2000 e sa dokumenta vetem dënimi me vdekje me firmen e tij. Po në gjithë Shqipninë sa vrau? Paturpësi! Ashtusi ishte shpallja e Shqipnisë Ateiste…

Po Shkodres së Rozafës e Shqipnisë së Kastriotit, një ditë emni “ateiste”, do ti fshihej në Rrëmaji, prej të Madhit e të Pavdekshmit Martir Don Simon Jubanit! E paharrueshme Vepra e Tij, me 11 Nandor 1990…

Melbourne, 25 Shtator 2021.

 

Pjesa XXXIX

 

AI NUK THEHEJ!…

120 VJET PERPARA… 1901…

Në Muzeun Shtetnor të Vjenës, në një vitrinë të sektorit historik, asht e vendosun një Përkrenare dhe një Shpatë disa shekullore. Asnjëna nuk flasin!…

Vizitorët kalojnë andej pari, edhe ata pa e folë një fjalë… Prej vitit 1468 Përkrenaria dhe Shpata kanë ra në “Paqën e Përjetëshme”…

Çfarë fatit!… Me të vërtetë një fat i madh, ma mirë me thanë një mbrekulli, që në pragun e 500 vjetorit të ramjës në Paqë, pra në vitin 1967, ata asnjena mos me kenë në Atdhe!…

Të dyja do të ishin “kapakë” të ndonjë pusete rruge, ashtu si kumbonët e Katedralës 100 e sa vjeçare, apo të Kishës Françeskane të Shkodrës e të asaj të Laçit të Vaut të Dêjës, që rrahnin në “një anë” ndër shekuj për vdekjën e Prijsit dhe Mbrojtësit të tyne.

Një copë Shqipni e pak Shqiptarë kishin mbetë në një qoshe! Rrokullisej historia sikur të ishte një rrotë e vjetër qerreje mjedis një brrake, që me vish-vishët e saj, të dukët sikur të ka ngulë mu në zemër thonjët, e rri tue të shkye nga një copë çdo ditë… Ec, ec, e rrotullohët nëpër rrugët e porsa daluna nga përmbytja shekullore, tue marrë me vedi lym, llaç e llom, baltë dhe ferra e jarg pislleku, që rrjedhin rrëkajë mbi gërmadhat e themeleve të qytetnimit të Ilirisë së vjetër, mu në zemër të coptueme të Ballkanit plak, të shkrumuem, të djegun, të zharitun të përluem n’ gjak. Janë vetëm TRI GOZHDË, që e mbajnë, e forcojnë, i japin drejtim, e bajnë me ecë përpara e nuk e lanë me ikë rrugë parrugë, e që, në fund të fundit, Ajo me siguri do të binte e do të zhytej në ndonjë greminë, golle apo shpellë, sikur mos t’ishte kenë!

Janë vetëm TRI GOZHDË, që i kanë dhanë drejtim historisë! Sa shumë sakrifikuen per Ata TRI GOZHDA. Janë vetëm TRI GOZHDË, që kanë ba një EPOKË të RE. E pra, janë vetëm TRI dhe asnjë ma shumë!

Janë vetëm TRI GOZHDË, që Ruejti e Mbrojti me nder e lavdi ndër shekuj i Madhi Kastrioti yni- Skënderbé!… Janë vetëm TRI GOZHDË, që “i harruem” na, e “ata!”. Kishte edhe prej nesh, që nuk i harruen… madje, edhe thirrën: “Eni e më merrni, qé ku jam, po deshët edhe më gozhdoni.., ashtu si keni gozhdue Mësuesin Tém! Ma shumë nuk keni çka më bani!”… Po po, kishte! Na e besojmë se kishte sepse.., e kemi pa me sy!

Ai ishte At Pjetër Meshkalla S.J.!

Melbourne, 25 Shtator 2021.

 

Pjesa XL

DISA PIKPAMJE TË AT MESHKALLËS…

Në rrethet e rinisë “Shën Gjon Bosko” të themeluem në Shkodër në vitin 1934, si edhe atë të “Shën Pjetrit” në Tiranë në vitin 1937, Ai bani një punë të madhe me të rijtë, sidomos kundër ideve komuniste, fashiste, ateiste e antiatdhetare, që po përhapëshin në Shqipni.

Në pranverën e vitit 1940, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste, e cila veç tjerash kishte dhunue Flamurin tonë Kombëtar, Pader Meshkalla, bashkë me At Gjergj Fishtën (që ndodhej për vizitë në famullinë e Tij në Tiranë), u folën nxanësve që ata mos me përshëndetë në mënyrën fashiste. Për këte Ai asht konsiderue “i padëshrueshëm” nga autoritetët fashiste. Kujtimet e nxanësve të Tij pasunojnë veprën atdhetare të periudhës së pushtimit fashist, nazist e ma vonë, atij sllavo-komunist, vepra për të cilat kanë shkrue e do të shkruejnë, se ata nuk e harrojnë asnjëherë mësuesin e tyne Pader Meshkallën. Madje, ata në shênjë nderimi për veprat e Tija, me rastin e katër vjetorit të vdekjës i kanë ndërtue edhe vorrin, ku sot prehen eshtnat e Tij.

Pikëpamjet e Tij politike janë kenë të shprehuna haptas dhe të njohuna prej të gjithëve pa dallim feje.

Ai ishte kundër çdo lloj diktature. Ishte antifashist, dhe këte, përveç faktit të sipërm, e vërteton edhe qëndrimi i Tij atdhetar dhe i premë kundër disa veprimeve në lidhje me ndonjë jezuit italian në Shkodër, gja për të cilën u transferue në Tiranë nga eprorët jezuitë në vitin 1937. Ai qëndroi në mendimet e Tij edhe në Tiranë. Këte e vërteton letra që Ai i ka dërgue Vatikanit për largimin e Delegatit Apostolik L. Nigris nga Shqipnia, për pikëpamjet e tij fashiste dhe antishqiptare. Ndoshta për këte komunistët e quejtën edhe “fashist”!…

Ai ishte kundër nazizmit edhe për këte flet fakti i strehimit të popullsisë së Tiranës në refugjion pranë qelës së Tij, kur ata po ndiqeshin nga forcat gjermane.

Ishte Pader Meshkalla, ashtu si shumë klerikë të tjerë, tue perfshi këtu edhe misionarët Don Alfons Tracki e At Zef Maksen (të dy të pushkatuem nga komunistët si agjentë të nazistëve gjermanë), sepse u dolën me gjoks përpara ushtarëve nazistë, madje edhe ua kanë ndalue reprezaljet e tyne kundër shqiptarve. Kur u ba në 1944 një bombardim në Tiranë, në rrefugjio pranë Kishës u futne me popull edhe dy të rinj komunista… Dikush i kishte pa tue hy dhe njoftoi gjermanët. Ata shkuen me i arrestue. U doli para At Meshkalla, dhe u foli atyne në gjermanisht, tue i kerkue që, kush asht aty asht në besë të Tij, dhe Ju lut mos me hy mrenda… Ata u larguen, e kështu, shpetuen ata dy të rijtë dhe një çifut i moshuem që banonte dikund afer Kishës së Jezuitve në Tiranë…

Edhe pse Ai ishte kundër diktaturës komuniste e, këte e vërteton gjithë jeta e Tij e martirizueme, Ai në shumë raste edhe ka nderhy per shpetimin e jetës së të rijve…

Në vitin 1945 Ai u takue në një shtëpi të Tiranës me Mehmet Shehun, që njihej një ndër terroristët e grupeve vullnetare të Spanjës, qysh në vitin 1936, dhe ishte Pader Meshkalla Ai që i tha troç, ndër sy, se çfarë do të banin komunistët në Shqipni, porsa të forcojnë paksa pozitat shtetnore. Kur Pader Meshkalla i tha: “Ju do të kërkoni me zhdukë Fenë me dhunë, se ky asht parimi i parë i ju komunistëve, aty ku ata marrin pushtetin, dhe Kishat e Xhamijat ju do t’i këtheni në klube dhe kinema.”, Mehmeti ju përgjegj: -“Kjo asht vetëm propagandë e atyne që nuk e duen pushtetin tonë popullor dhe kërkojnë me na armiqësue me popullin, kjo nuk do të ndodhë kurrë në Shqipni!”…Më tregonte dhelpninë e Mehmetit për me muejtë me hjekë një ashkël në kokën e Pader Meshkallës, në lidhje me shkëputjen e Klerit Katolik Shqiptar nga Vatikani dhe Papa. Përgjegja e preme e Pader Mëshkallës merret me mend cila ishte!… Nuk i hiqej një lesker shkambit!

Melbourne, 30 Shtator 2021.

 

 

Pjesa XLI

AT PJETER MESHKALLA KA THANË:

“PJESA E FRIKSUEME ASHT E LIDHUN NGA KAFSHATA E BUKËS”!

Edhe mbledhjet demaskuese kishin qellimin djallzor në mbrendinë e tyne, sigurisht, një justifikim i kotë…

Po kush ishte ai që i kerkonte llogari Sigurimit shtetit? Për me vertetue akuzën në këto mbledhje u jepej fjala edhe klerikëve, që nesër me thanë: “E dëgjuat se çfarë tha ay kundër Pushtetit? Ne nuk arrëstojmë njeri pa fakte…” Kryetari i dha të drejtën e fjalës edhe Pader Meshkallës, i cili nuk kishte folë në publik nga 1946…

“Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një Zot, jemi të një gjaku, sepse, jemi të gjithë Shqiptarë…

Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça e nda, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e një ditë ka me ju hangër kryet…

Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni…

Unë e kuptoj mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu fëmijëve para me hangër, sepse, të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës…” “Njerëzit i dijnë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e tashti, nuk ka ma as liri feje e ndërgjegje…

Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija…”.

***

E pra, qe ku asht parimi themelor i asaj diktaturës së pashoqe që ka provue Populli Shqiptar mbas 1944:

“Të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës…”, një nga kushtet barbare që po vazhdon me e shtypë atë Popull edhe sot!

Parim dhunues pa t’cilin komunizmi vdes pa “rilindë”! ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin e Parë mbas Krishtit nga Shen’Pali, edhe sot, Ata Gurë po mbroheshin nga Pjetri, që tha:

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!

Ju, prishni Kisha e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!…”.

Dhe, shka tha At Meshkalla, ashtu u ba edhe perrreth Rozafës!. Ai ishte një Profet’ i vertetë i Kishës sonë!

Ai e dinte se GURËT E PARË, një prej të cilve ishte dhe Ai vetë, asht në Themelin e Perjetshem t’ Atdheut të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e Nanë Terezes…

Melbourne, 5 Tetor 2021.

 

Pjesa XLII

 

 

13 TETOR 1943: ORA 13.13’

503 QYTETARë

TË VRAMË NË TIRANË…

  • Populli Shqiptar asnjëherë nuk ka kenë agresor, as pushtues i një pëllambë toke të shteteve fqinjë. Ai nuk asht angazhue në asnjë blok gjatë Luftës së Dytë Botnore, madje asht kenë edhe shteti i parë që u pushtue nga Italia fashiste më 7 prill 1939.
  • Nuk duhet harrue se ngjarja e 13 Tetorit 1943, asht masakra ma e përgjakshme e bame mbi Popullin e pambrojtun Shqiptar gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore.

Atëherë, pse na bombarduen dhe mbasi na gjakosën.., dhe na hapne 503 vorre per pak minuta.., por edhe heshtën? Nexhmije Hoxha i ka deklarue Rudina Xhungës në 1998: “Atë e bënë Aleatët. Ne nuk kishim sesi të ngrinim zërin përderisa né ishim të lidhur me Aleatët, ata e bënë!..”

  • Aleatët ishin të lidhun me komunistët shqiptarë, vepronin si të donin, bombardojnë e vrasin vetëm per me ushtrue terror mbi popullsinë e pafajshme dhe, për me e nënshtrue até!

Një tmer i vertetë!

Mjerë Ata që e kanë provue! Binin bombet shperthyese si t’ ishin karramele nga qielli… Veç kur mbas pak sekondash aty ku ishim na, shtrihej pertokë një njeri i shtëpisë që s’çohej ma! As nuk di kush me e mendue sa shpejtë mbulohej toka n’gjak, që kushedi sa vite kalojnë e ai gjak nuk shlyhet nga truni ynë që, patme rrezik me e pa nder shtëpijat tona… I kapun fort per fustanin e Nanës, pritshe kur Baba do të çohet prap… Virrmat e Nanës prej atij çasti vazhduen e nuk i pushuen gjithë jeten… Nuk dijshe me kuptue shka ngjau, ishe vetem tre vjeç…

Trokiti dera e shtëpisë… Erdhi një Burrë me këmishë të bardhë që ecte pa frikë nën zhurmen e avioneve, që hidhnin bombe. Mbas shumë e shumë vitesh Nana më pat shpjegue: “Gati po më lonte mendja kur Kola ishte shtrij i vramë pertokë, e unë me ty tre vjeç, vetem pritshe kur t’ bijnë bombet tjera me na vra… Pa asnjë shpresë ma në kte jetë! Kur trokiti dera as nuk më shkonte mendja se kush mundet me kenë… E hapa deren, kur pashë të veshun me këmishë të bardhë Pader Mëshkallen, i cili nuk dij ku e kishte marrë vesht fatkeqsinë që na kishte gjetë dhe, ashtu nen zhurmen e bombeve, kishte vrapue me u gjetë pranë nesh… U ulë në njenin gju pranë Kolës, e pau se Ai e kishte mbyllë perfundimisht këte jetë, dhe filloi Uratët e Asaj Jetë prej kah nuk kthehej kurrma! Ishin Shartet e fundit!.. Vazhdoi Lutjet e Tij dhe nuk iku derisa mërrijti Axha i em, At Mati Prennushi, që kishte marrë vesht lajmin e zi per Kolen. E, mos harroni, se kjo ngjarje fillonte prej fushes aviacionit dhe vazhdonte gjatë gjithë rrugës së Kavajës e, deri tek qendra e Tiranës, tek shtëpia e oficerave, ku nuk besoj se kishte shtëpi pa të vramë. Per pak minuta në Tiranë janë vra 503 vetë…”

***

■U bombardue pra, edhe Tirana…

Tirana u bombardue me 13 tetor 1943 dhe, u la varrezë e një Populli Martirë, që për 50 vjet të tjera vazhdoi me tmere tue u bombardue, me u rrënue, me u torturue, me u masakrue, me u shpartallue, me u burgosë, me u pushkatue, me u interrnue, me u vorfnue, me u dhunue, po edhe me u shkombtarizue…

E prap sot ajo po vazhdon me u plaçkitë nga komunistët e “rilindur” kapitalistë, bijtë e tiranve terroristë Everit, Ramizit dhe stërnipat e Titos e të Stalinit të “math”!.. Të gjithë vrastarë e katila të pashpirt…

 

Pjesa XLIII

 

1946: “Këte Kishë do t’a bëjmë kinema…”!

Kisha e Jezuitve në Tiranë. Këtu shërbente At Pjeter Meshkalla S.J.

Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”. Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me ju ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit”.

Me këto fjalë At Meshkalla i drejtohet kryeministrit vrastar Mehmet Shehu:

E pabesueshme asht mbyllja!

Vetem një Shqiptar që e ka qitë ceken me vdekë per Atdhe e Fe, ka mundësi me i thanë një kriminelit kryeminister komunist, se: Jeni tue shkelë premtimet solemne që i keni ba Europës!.. Tue dijtë se per terroristin e grupeve komuniste të Spanjës, tashti krahu i djathtë i tiranit Ever Hoxha, se “një prift katolik per ate asht vetem një shifer…” Dhe, nuk mjaftohet me kaq, po edhe vazhdon mendimin e vet per me e çue deri në fund ate që, At Meshkalla e ndryente permbrenda.

Mbasi Mehmet Shehu i kundershtoi se:“Kjo asht propagandë armiqësore!”, atëherë, At Meshkalla, shperthen si një vullkan i vertetë që rroposë shka i del perpara, pa marrë parasyshë aspak me cilin flet prej terroristave: “Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me ju ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.”

Të nderuem lexues! Kanë kalue 32 vjet që kam pasë fatin me e sigurue këte leter historike, e ndoshta, kur ta ripersëritni leximin e këtyne rreshtave keni me u bashkue me mendimin tim: “Si ka shpetue At Pjeter Meshkalla, prift Katolik dhe jezuit Shqiptar, madje edhe prej Shkodret, studjue në Linz t’ Austrisë.., mbasi i ka thanë që as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ ka mujtë me ju ba nji propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit”…

Asnjëherë kur e kam lexue nuk e kam gjetë shkakun e shpetimit të At Meshkallës, perveç një kujdesit të Mbinatyrshem per Atë Burrë Trim të pashoq.

Kanë me kalue vite e vite të tjera dhe, asht e pamujtun per me gjetë dikush shkakun e shpetimit të vertetë të At Meshkallës, nga thonjtë e një katili të pashpirtë si ishin xhelatët Mehmet Shehu apo Ever Hoxha! E kur, pikrisht, mbas 22 vjetësh kur në mendjen e tyne, pushteti tashti asht i sigurt dhe i plotfuqishem…

Gati gati e pabesueshme kur mendon njeriu sesi një Prift Katolik i thotë: “Ja keni ba vetit”!

E krimineli vrastar asht i pafuqishem para Priftit t’ pranguem nder hekra. Një mister i vertetë!!

E sot, ma shumë se asnjëherë Jeta dhe Veprat fetare të At Mëshkallës duhen studjue ma shumë se kurr, mbasi Shqipnia komuniste, ishte e pakrahasueshme me të gjitha vendet tjera komuniste të Europës Lindore, per nga terrori dhe vrasjet e Klerikve Katolik Shqiptarë.

Kjo perforcohet edhe me viziten e Papës së Parë që ka shkelë në Token Shqiptare… Një vizitë me të vertetë e paharrueshme historike dhe baritore e Shek. XX…

E mos harroni kurr thanjen e Papës Gjon Pali i II, tek Sheshi i monumentit Skenderbeut në Tiranë, me 25 Prill 1993, para disa qinda e mija Shqiptarve:

“Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian e asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë”!

“Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit”. Këto thanje duhet me kenë të shkrueme nder të gjitha faqet e para të teksteve shkollore e universitare…

Mbasi kam frikë se, “Europa i ka harrue këta porosi!” Fatkeqsisht, as në Shqipni.., sot, nuk ka mbetë kush prej “atyne”… që duhen me ua kujtue…

Melbourne, 11 Tetor 2021.

Please follow and like us: