Albspirit

Media/News/Publishing

Romani që ndryshoi historinë e Amerikës

Romani “Kasollja e xha Tomit” i publikuar në vitin 1852 zuri menjëherë kreun e shitjeve dhe vuri në pikëpyetje rendin skllavopronar të shteteve të Jugut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

Thuhet se në vitin 1862, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkolni u njoh me Harriet Beecher Stowe, e përshëndeti me thënien: “Ju qenkeni zonja e vockël që shkroi librin që provokoi këtë luftë të madhe”?! Epiteti “e vockël” nuk ishte aspak ironi, sepse Stowe nuk i kalonte një metër e gjysëm përballë gjatësisë prej më shumë se 1.90 m të Linkolnit. Ekzagjerohet kur thuhet se “Kasollja e xha Tomit” shkaktoi Luftën Civile (1861-1865) midis Jugut dhe Veriut në Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës ishin qindra mijëra të vdekur, por s’ka pikë dyshimi që kontribuoi kryesisht në nxitjen e opinionit publik kundër rendit skllavopronar të shteteve jugore… Ndikimi që pati ky roman në dekadat e mëpasshme si në Shtetet e Bashkuara edhe jashtë tyre, arriti të eklipsojë tekste të tjera antiskllavopronare, përfshirë këtu edhe dëshmitë autobiografike të vetë skllevërve. Ky libër i njohu të gjitha botimet, të ligjshme dhe pirate, me edhe pa ilustrime, u përkthye në mbi 60 gjuhë, pati versione të shkurtra, përshtatje për fëmijë si dhe versione teatrore, por jo të gjitha besnike ndaj mesazhit.

Titulli: Kasollja e xha Tomit
Origjinali: Uncle Tom’s cabin
Roman
Autori: Herriet Bisher-Stou (Harriet Beecher Stowe)
Shqipëroi: Sterio Spase
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2004
fq. 358
Pesha: 0.37 kg.
ISBN: 99927-52-48-3
Parathënia e shkrimtares
Raca njerëzore që frymëzoi skenat e këtij libri, ka zënë gjer tani një vend të vogël në botën e qytetëruar. Stërgjyshërit e zezakëve të Amerikës, të lindur nën qiellin tropikal, u lanë trashëgimtarëve të tyre karakteristika të veçanta dhe mjaft të ndryshme nga ato të anglo-saksonëve, që ishin të plotfuqishëm dhe sundues.Por ja që në horizont lindi një agim i ri i jetës. Arti dhe letrat i dhanë dorën njëri-tjetrit, që të harmonizoheshin çdo ditë e më shumë me parimin e madh të Krishtit: duaje të afërmin tënd. Poetë, piktorë, artistë zgjodhën subjektet më të thjeshta e varfanjake të jetës duke i ngritur e i lavdëruar në emër të mbresave të vëllazërisë njerëzore e të sentimentit. Nga çdo anë, mëshira dhe mirëbërësia korrigjonte abuzimet, ndreqte padrejtësitë, shëronte dhembjet dhe njëkohësisht përpiqej t&#39u mësonte njerëzve që të donin të varfrit, të harruarit, të shtypurit, të neveriturit, për të cilët shoqëria as që pyeste. Nga ky zgjidh i përgjithshëm mezi, më në fund, u hodhën sytë te raca e mjerë afrikane, që ishte në kohët e errta mësuese e lashtë e qytetërimit dhe e përparimit, por prej shekujsh dergjej skllave dhe e gjakosur, duke kërkuar ndihmë nga bota e qytetëruar. Më në fund, zemra e racës sunduese u prek nga mëshira; filloi dalëngadalë të kuptonte se sa gjë fisnike ishte të përkrahësh të dobëtin dhe të shtypurin. Për hir të Zotit, tregtia e skllevërve pothuaj se sot ka pushuar. Por k libër ka për qëllim të shtojë simpatinë për zezakët që jetojnë midis nesh, duke treguar se prej sa përdhunimesh e shtypjesh ishin bërë viktima të një sistemi të keq, të padrejtë e të egër, që dobësonte dhe shfaroste fuqitë dhe përpjekjet e miqve më të zjarrtë të kryengritjes së tyre.

Please follow and like us: