Truproja i Lady Dianës rrëfen rrëfen tradhtitë dhe flirtet e saj
Truproja mbretëror i Princeshës Diana, Ken Wharfe ishte një nga njerëzit e saj më të besuar. Në pjesën e tretë të librit të tij me kujtime, ai tregon se martesa e saj u shpërbë, kur nisi tradhtinë e parë… “E shtrirë në shezlong, me bikini portokalli të ndritshme, duke ngëtarruar gishtat nëpër flokët e saj biondë, Princesha Diana mbante sytë mbyllur nga frika e diellit majorkan dhe murmuriti : “Unë vërtet mendoj se është koha që të hap sytë”,- kujton ai. “Si i ri në detyrën e truprojës, u gjendja në siklet nga rrëfimi.
Nëse një sy i huaj na shihte duke biseduar ashtu në koifidenë, në atë pallat madhështor në Palma, do të na merrte si burrë e grua, apo edhe si dashnorë. Në fund të fundit, ne shpesh kishim rezervuar bileta ajrore në emër të një çifti të martuar, të udhëtonim si Z. dhe Znj Hargreaves”,- tregon ai më tej. “Herë pas here unë arrija të bëja të qeshte, por më çudiste diçka, se në fragment sekondi ajo kthehej dhe bëhej sërish serioze”. “Pas lindjes së Harry, martesa ime me Charles mori fund. Unë u përpoqa, u përpoqa sinqerisht, por ai thjesht nuk donte më.
Prej dy vitesh nuk flemë në të njëjtin shtrat”,- mësohet t’i jetë rrëfyer në koifidencë Diana. Ai tregon më tej për një episod me Mbretin e Spanjës, ku Diana i ka rrëfyer se Juan Carlos po i vardisej, raporton Dritare. “E tmerrshme,- bërtiti ajo,- Juan Carlos është aq simpatik, por, ju e dini . . .duhet të jem shumë e vëmendshme. Ai është shumë i prekshëm. Unë i thashë tim shoqi dhe ai i quajti gjëra pa kuptim. Mund të duket absurde, por jam e sigurt se Mbreti më adhuron”.
Ken Wharfe ndalet edhe tek marrëdhënia e saj e fshehtë me oficerin e Kalorësisë, James Hewitt, për të cilin mësohet se Princesha pagoi edhe 16000 paund, me qëllim që t’i blinte një makinë sportive. “Pas lindjes së Harryt, apo ndoshta edhe më herët , Charles kishte filluar të takohej me Camilla Parker Boëles përsëri. E shpartalluar nga tradhtia e burrit të saj, Princesha ishte e gatshme për çdo gjë.
Nga ana tjetër Hewitt, një feminist i natyrshëm, i dha asaj vëmendje, dashuri dhe pasionin që ajo donte”. “Diana u mërzit shumë kur dëgjoi thashethemin se Harry ishte djali i James Hewitt”,- tregon Ken Wharfe Bodigardi i Dianës shprehet i sigurt kur thotë se Diana e kishte njohur oficerin James Heëitt pas lindjes së djalit. “Harry ka lindur në 15 shtator të 1984, që do të thotë se është ngjizur rreth Krishtlindjeve të 1983, kur vëllai i tij William ishte 18 muajsh. Ndërsa Diana nuk e ka takuar James Hewitt para verës së vitit 1986”.