Urimi i Berishës për socialistët
Me rastin e 25 vjetorit të themelimi të Partisë Socialiste, edhe ish-kryeministri Berisha ka bërë një urim përmes faqes së tij në Facebook. Berisha i njeh merita ish-kundërshtarit të tij Fatos Nano për transformimin e PS-së dhe shkëputjen e saj nga modeli stalinist, ndërsa lëshon një lumë kritikash për Rilindjen e Edi Ramës. Lexoni më poshtë urimin e plotë të Berishës:
Nje urim per socialistet shqiptar!
Te dashur miq, sot socialistet shqiptar kremtojne nje muaj me vonese 25 vjetorin e dites se emrit, pra te ndryshimit te emrit te Partise se Punes se Shqiperise ne Parti Socialiste te Shqiperise, duke mbetur gjithnje trashegimtare juridike e PPSH. Asokohe PPSH mbeti e dyta parti komuniste e bllokut komunist, qe nuk u shkri per ti hapur rrugen krijimit te nje force social-demokrate por nisi reformimin e saj vetem me nderrimin e emrit.
Pavaresisht nga kjo, edhe vetem ndryshimi i emrit ishte nje hap pozitiv, qe hapi rrugen e reformimit te metejshem te kesaj Partie. Vecanerisht i rendesishem per kete parti dhe per vendin ishte shnderrimi i saj gradual nga nje parti anti-NATO dhe anti-BE, qe propozonte ne parlamentin e 23 viteve me pare rezoluta kunder NATO-s dhe bashkepunimit euro-atllantik, e dominuar nga agjentura sovjetike, bashkepunetore te KGB, ne nje parti pro bashkepunimit euro-atllantik dhe europian.
Pervec kesaj, pasojat e luftes se brendshme per pushtet nga fundi i viteve 1990 i dhane mundesi Fatos Nanos, qe ne nje gare, nga anetar i thjeshte te zgjidhet kryetar i PS dhe ta shkepuse PSSH nga modeli stalinist pothuaj 60 vjeçar i partise se nje njeriu! Fatos Nano e aderoi PS-ne ne organizmat e socialisteve europian dhe ka meriten e pranimit te rotacionit jo vetem ne parti por dhe ne nivel vendi! Ndaj dhe une dua me sinqeritet te uroj socialistet shqiptar per cdo arritje te tyre!
Por sot eshte rasti t’u rikujtoje atyre pergjegjesine e madhe historike qe kane ne krijimin, nga neo-bllokmenet ne krye te PS, te monstres politike qe quhet Rilindje, e cila ne te vertet nuk eshte gje tjeter veçse rikthim nga bastardet e bllokmeneve hoxhist te normave dhe standarteve antidemokratike, antikombetare te eterve te tyre barbar.
Sot modeli i Rilindjes ka shnderruar Partine Socialiste ne nje parti, kryetari i te ciles, si asnje tjeter ne Shqiperi, Ballkan, Europe nuk lejon konkurrimin, garen per kryetar te Rilindjes por detyron anetaresine te votoje ne referendum qe kryetari te mos votohet, duke e rikthyer kete parti ne koherat e saj staliniste me te zeza.
Sot modeli i Rilindjes, bazuar ne doktrinen e eterve “te krimit te dobishem per pushtetin”, ka shnderruar qeverine shqiptare ne nje organizate te rrezikshme kriminale te hajduteve te shtetit qe drejtohet nga kreu i meduzes se krimit te organizuar, Edvin Kristaq Rama
Sot modeli i Rilindjes, bazuar ne kete doktrine ka shnderruar PSSH ne konglomeratin dhe strofullen e vrasesve, pengmarresve, trafikanteve, grupeve dhe organizatave me te rrezikshme kriminale, qe me veprimtarine e tyre, te mbeshtetur nga qeveria largojne nga vendi per pasiguri qindra mijera shqiptare, bejne ligjin ne parlament, ne qeveri, ne biznese, prokurime publike e private, dogana, tatime dhe institucione te tjera te “mazhorances se qelbesirave”.
Sot modeli i Rilindjes ka shnderruar Shqiperine ne vendin me te pasigurte ne rajon dhe Europe, ne Kolumbi te Europes, Kanabistan, Tritolistan.
Me gjithe keto, une jam optimist dhe besimplote se, pavaresisht nga gjendja aktuale dramatike e shqiptareve, ata shume shpejte do t’i rezervojne monstres se re te neo-bllokmeneve koshin e plehrave te historise qe i rezervuan partise meme te eterve te tyre mizor!