Aktori i famshëm hollivudian, Harvey Kietel në vitin 1994 në Korçë
Janë të paktë ata që e dinë se aktori i famshëm amerikan Harvey Kietel ka qenë në Shqipëri në vitet e para pas rënies së komunizmit. Kjo ka ndodhur në vitin 1994 kur xhironte në kufirin shqiptaro-grek një nga filmat e tij të njohur “Ulysses’ Gaze” (Vështrimi i Uliksit). Fotot e rralla janë publikuar nga mediat, ndërsa janë shkrepur nga fotografi Josef Koudelka. Siç duket edhe nga fotot duhet të ketë qenë një kohë dimri, ndërsa Kietel ka edhe një foto në qendër të Korçës. Një pjesë e fotove tregojnë edhe doganën shqiptare të kohës. Filmi në fjalë arriti deri në përzgjedhjen paraprake të çmimeve Oscar, por nuk u dominua për ndonjë prej tyre.
Please follow and like us: