Albspirit

Media/News/Publishing

Alarm/Kosovë, më shumë emra fetarë sesa shqiptarë

femijet-emrat_1468358930-6490114Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave në Kosovë, gjatë viteve të fundit trendi i emrave ka ndërruar. Më 2011-n, emri më i shpeshtë për fëmijët femra ishte Sara, ndërkaq për djemtë Dion. Në 2012-ën ishin gjithsej 122 emra “Tuana” të regjistruara, të lindura po atë vit, ndërkaq nga djemtë u regjistruan 126 persona me emrin “Leon”, që ka prejardhje latine, me domethënie Luan. Në 2013-ën Kosovës iu shtuan 154 “Alea” e 122 fëmijë me emrin “Diar” që ishin emrat më të shpeshtë për atë vit.  Por sipas statistikave, emra shqiptarë, tani ka më pak. Një trend i tillë nuk po u pëlqen historianëve, pasi me vënien e emrave jo fort të kuptimtë, po rrezikohet identiteti kombëtar.
Please follow and like us: