Andi Bejtja: Sot na duhet Venecia
Preokupimi im kryesor që në fillim të procesit të Reformës në Drejtësi ka qenë thjesht dhe vetëm që e gjitha kjo reformë të jetë sipas kornizave të Venecias, që drejtësia shqiptare të mos bjerë ekskluzivisht të njërit apo tjetrit segment politik apo dhe të jetë në duart e ndonjë “kolonizatori” sado pro shqiptar të jetë ai; Psh si në rastin e “Crow Agents” që bëri gropën në miliona dhe iku pa mbajtur asnjë përgjegjësi.
Tani, dhe ky propozimi hibrid meriton disa pyetje; kush ishin ata ekspertë që e përgatitën për 24 orë kur PD-ja pranoi se ishte njohur në minutë të fundit me këtë propozimi; fundja, fundit kush do i dalë për zot këtij propozimi, cilët janë ekspertët dhe me e rëndësishmja;
pse mos flasë dhe Venecia fjalën e saj për këtë propozim, që të jemi dhe ne më të qetë dhe të sigurohemi që drejtësia shqiptare nuk do bjerë në asnjë dorë të shtrembër dhe gjithashtu ta dimë në BE do hymë status kolonie apo si shtet sovran?